TIRANË- Vetëm pak ditë pasi Report TV siguroi njoftimin se kompanisë ajrore low cost, Fly Ernest i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil, sot ka reaguar përsëri Autoriteti Civil Shqiptar duke sqaruar arsyet që çuan në këtë pezullim dhe se si do të veprohet për rimbursimin e qytetarëve që kishin rezervuar bileta fluturimi.
Sipas Aviacionit Civil qytetarët duhet të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kësaj kompanie në mënyrë që të kryejnë fluturimin e tyre meqenëse kompania ka kohë një licencë aktive deri më 13 janar të këtij viti. Më tej njoftimi vijon me shpjegimin e procedurave që duhet të ndjekin pasagjerët për të marrë rimbursimin për biletën, duke shtuar se nëse qytetarët nuk e bëjnë dot fluturimin duhet të bëjnë kërkesën për rimbursim dhe kompensim nëpërmjet sistemit të kompanisë në faqen e tyre në internet në adresën “Kërkesën për rimbursim duhet ta bëjnë edhe pasagjerët që kanë prerë bileta përtej datës 13 Janar 2020”. Një kërkesë e tyre, sipas Aviacionit Civil është i vetmi mekanizëm mbrojtës në dispozicionin e tyre sipas ligjit të BE-së.
Në lidhje me rimbursimet ose kompensimet në rast se kjo ndodh, pasagjerët këshillohen të zbatojnë udhëzimet që do të dalin në vijim nga autoriteti italian dhe/ose entitete të tjera shtetërore në vendin fqinj.
Po ashtu Aviacioni Civil shpjegon se, në një përgjigje të dhënë nga autoritet italiane licenca është pezulluar për shkak se kompania ajrore kishte vështirësi financiare, dhe se iu la afat deri më 13 janar që të vërtetojë garanci financiare të nevojshme për vijimin e aktivitetit.
Aktualisht kompania Fly Ernest po operon me kapacitet të kufizuar në avionë dhe staf operues. Kjo situatë ka sjellë edhe anulime dhe ri-skedulime të fluturimeve, por jo deri në pikën e ndalimit total të fluturimeve, thuhet në njoftim.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vonesa e anulim fluturimesh, eksperti: Autoriteti Civil t'i ushtrojë presion linjave ajrore, të marrë masa! Wizz Air keqpaguan dhe stërmundon stafin
27 Qershor 2024, 16:30
-
Vijon sërish skandali, Wizz Air dhe Ryanair shtyjnë edhe sot 13 fluturime, 3 të tjera anulohen
27 Qershor 2024, 15:07
-
Sot nis stërvitja 'Air Defender 23', Autoriteti i Aviacionit Civil paralajmëron vonesa dhe anulime fluturimesh për 12 - 13 qershor
11 Qershor 2023, 22:05
-
VIDEO/ Anulohet fluturimi i Albawings nga Firence drejt Tiranës, pasagjerët lihen në aeroport pa përgjigje! Po autoritete ajrore çfarë masash marrin kundër kompanive që shkelin oraret?
4 Prill 2023, 11:47
-
Ikën drejtoresha e Aviacionit Civil, Edlira Kraja, në vend të saj drejtori i Divizionit Teknik në 'Albcontrol'
24 Nëntor 2021, 18:29
-
Punëtorët e transportit ajror në Itali në grevë, njoftimi AAC: Nesër anulohen 4 fluturime në Aeroportin e Rinasit
5 Korrik 2021, 15:42
-
Linin udhëtarët aeroporteve/ Falimenton kompania e fluturimeve ‘Fly Ernest’ pas së cilës fshiheshin pronarët e ‘Belle Air’
21 Nëntor 2020, 17:02
-
Dha dorëheqjen/ Keri: Bëra 'Aviacionin Civil' sipas standardit të BE, çmime të ulëta biletash, nuk certifikova kompani kot më kot
23 Prill 2020, 09:03
-
Situata e COVID-19/ Jep dorëheqjen Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson
22 Prill 2020, 13:42
-
Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje qytetarëve: Mos blini bileta deri kur të rifillojnë fluturimet
27 Mars 2020, 15:13
-
6 ekspertë të huaj kontrolle për sigurinë e pistës në aeroportin e Rinasit
11 Shkurt 2020, 14:30
-
JA PROVA se Belle Air dhe 'Fly Ernest' kanë të njëjtët bashkëpronarë! A do të sekuestrohen aksionet për të shlyer borxhet e familjes Xhelo?!
13 Janar 2020, 18:20