La Repubblica: De Biasi dhe tre
milionë shqiptarë ëndërrojnë 1/8-at

La Repubblica: De Biasi dhe tre<br />milionë shqiptarë ëndërrojnë 1/8-at
Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri dhe ai është Gianni De Biasi. Falë tij Shqipëria ka pasur dje fitoren e parë me një gol të shënuar nga Armando Sadiku. Kështu e ka nisur Repubblica shkrimin që flet për ëndrrën shqiptare të kualifikimit në fazën tjetër të Europianit.
 
Tani duke shpresuar edhe tek Italia dhe kombinacionet që skuadrat do kenë në grupe, Shqipëria e treta në grup me 3 pikë ka akoma mundësinë të kalojë raundin e parë të ‘’Euro 2016’’.
 
Gianni De Biasi me 16 qershor ka pasur ditëlindjen e tij të 60-të dhe është shprehur:’’ Djemtë më kanë bërë një dhuratë të bukur, por do të më kishte pëlqyer një dhuratë si ajo e ndeshjes me Francën ku kemi humbur në minutat e fundit, por kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme. Kundër Rumanisë kam parë Shqipërinë që doja, të saktë shfrytëzuese e rasteve dhe të mirë në mbrojtje.
 
Sa lumturi dhe krenari. Jam entuziast nga kjo fitore dhe mbrëmje: të organizuar solid në mbrojtje dhe të pamëshirshëm në sulm. Në ndeshjen e tretë i larguam frikërat dhe emocionet që mund të kishim në dy ndeshjet e para. Tani jemi gati për të ardhmen, që do të jetë vazhdimi në Europian ose ndeshjet kualifikuese për Botërorin e 2018-ës.
 
Jashtë ishte një popull që festonte si asnjëherë në jetën e tyre futbollistike. Shqipëria ka luajtur disa herë kundër Rumanisë që nga viti 1948 por ajo kurrë deri në ketë ndeshje nuk kishte arritur ta mundte. Në fakt dua të shtoj diçka: ‘’Ajo që më bën më të gëzuar rreth fitores ndaj Rumanisë është lumturia e pamasë e tifozeve tanë. Këto tre pikë të parat e historisë së Shqipërisë në një Europian u dedikohen atyre
’’, ka thënë De Biasi për La Repubblica.
 
‘’Conte më jep një dorë si italiani-italianit që ta mbaj Shqipërinë në Europian’’, është mesazhi i Gianni De Biasit për trajnerin e italianëve. Qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë Kombëtares Shqiptare një çmim prej një milion eurosh pas triumfit me Rumaninë. Kryeministri ka premtuar jo vetëm premio po ju ka premtuar të gjithë lojtarëve pasaporta diplomatike, e mbyll shkrimin Repubblica.

de biasi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë