La Repubblica: Nga Pulia e VIP-ave në Shqipërinë low cost, Meloni mysafire e Ramës

Në fund, Giorgia Meloni vendosi ta kalonte mesin e gushtit me familjen e saj në Shqipëri. Nisja surprizë, me të afërmit më të ngushtë, në një traget të kompanisë greke A-Ships. Gjashtë orë e gjysmë lundrim nga Brindizi në Vlorë, së bashku me një mijë pasagjerë të tjerë.

Duke lënë pas, të paktën për disa ditë, qetësinë e Valle d’Itria dhe synimin për izolim “pas tre vjetësh në të cilët nuk e hoqa kurrë prizën”. Kryeministrja që dëshiron privatësi i nënshtrohet një rrugëtimi të mbushur me njerëz nëpër Adriatik, për t’iu përgjigjur ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e mirëpret duke mobilizuar një aparat të konsiderueshëm sigurie që përfshin – sipas burimeve lokale të informacionit – edhe një ambulancë.

“Një vizitë private – nënvizon Rama – Giorgia erdhi me anije bashkë me shumë italianë për të kaluar tre ditë në qetësi. E përshëndeta dhe e lashë të qetë! Por e gjithë Shqipëria tani flet për thjeshtësinë e saj maksimale dhe ardhjen e saj, me familjen, mes njerëzve. Nuk mund të them më shumë sepse kam detyrimin të respektoj privatësinë e saj”.

Theksi që vendos, tradhton vlerësimin e Ramës për Melonin, të cilën lideri shqiptar e përcaktoi si “trashëgimtare e një tigri”. Blitz i mesit të gushtit të Melonit forcon një miqësi dhe mundëson një vitrinë të klasit të parë për vendin e shqiponjave që po zbulon një bum të paparë turistik këtë verë: “Të paktën 500,000 italianë kanë mbërritur në plazhet tona”, thotë Rama, i cili ditët e fundit kishte prodhuar në rrjetet sociale një paralelizëm të guximshëm mes eksodit të turistëve italianë drejt brigjeve shqiptare dhe zbarkimeve të refugjatëve që në drejtimin e kundërt, prekën Pulian në vitin 1991.

Për turizmin, në realitet, sfida është e hapur. Dhe një nga njerëzit më të afërt të Melonit edhe në këto ditë, kunati dhe ministri Francesco Lollobrigida, e kishte rilançuar jo më larg se të premten e kaluar gjatë një vizite në tregun e fruta-perimeve në Fasano, duke njoftuar lëvizjen drejt Vlorës: “Jam kurioz të shoh me sytë e mi – tha Lollobrigida – hendekun midis ofertës së lartë puliane dhe asaj shqiptare, e cila po përpiqet të fitojë terren duke parë ekselencën tonë. Jemi të sigurt se atë që gjejmë këtu nuk mund ta gjejmë atje”.

Por interesat që lidhin dy vendet janë më të forta se mosmarrëveshja për turizmin me kosto të ulët: një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Eni, e cila po punon në një zonë ku ka gaz dhe naftë në bregdet, është më e fundit. Dhe vetë Rama i ka kërkuar qeverisë italiane të investojë në vendin e tij për të ndërtuar infrastrukturën, veçanërisht hekurudhat. Me pak fjalë, në këto pushime të shkurtra në brigjet e shtetit fqinj, Meloni mund të ndërthurë relaksin e lakmuar me çuarjen përpara të disa dosjeve që ndodhen edhe në tryezat e ambasadave.

Tema më e nxehtë ka të bëjë me energjinë, me çështjen e hapur të gazsjellësit nënujor të Adriatikut dhe hipotezën e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar. Ka mundësi që këto tema të paktën të preken në bisedat informale në tarracën me pamje nga deti, të rezidencës verore të qeverisë, në Dhërmi, jo shumë larg portit të Vlorës. Para kthimit të kryeministres mes ullinjve të fermës Ceglie./ La Repubblica – Bota.al

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Il Messaggero: Meloni në Vlorë, Italia mund të veçojë Shqipërinë për anëtarësim më të shpejtë në BE

Giorgia Meloni i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve”, të cilët sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun dhe të kalojnë disa ditë në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës, kështu shkruan Il Messaggero për vizitën e Melonit në Shqipëri. 

Në fakt, kryeministrja u largua nga ferma Ceglie Messapica (Brindisi) me vajzën e saj Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno ku ndodhej prej disa ditësh dhe në orët e para të pasdites u nis me një traget linje për në Shqipëri. “Një vizitë private”, shpjegon Palazzo Chigi, gjatë së cilës Meloni do të jetë megjithatë mysafire e vetë Ramës në rezidencën e tij verore. Prandaj, është e pamundur të përjashtohet që të dy, gjatë darkës së djeshme apo gjatë ditës së sotme mund të kenë diskutuar disa nga dosjet që janë të dashura për të dy vendet.

Nga stabiliteti i Ballkanit dhe rruga e migrantëve, deri tek tregtia vazhdimisht në rritje (+7,4% krahasuar me 2022), nga dyfishimi i gazsjellësit Tap tek hyrja e Tiranës në Bashkimin Evropian, ku Italia ka qenë gjithmonë sponsorja kryesore në Bruksel. Aq sa ka nga ata që besojnë se Roma mund të mendojë për një sprint të hyrjeve të reja, duke ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për ta favorizuar atë./Il Messaggero

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia zemra: 16/08/2023 15:50

    Italia na ka ndihmuar dhe bravo i qofte , italiant ne shqiperi edhe nga hisoria ilire apo mesjetes Skenderbeut kane qene mik shoke dhe kusherinj antik , pra Italia dhe italjanet jane vendi me i zhvilluar ne bote dhe me kulture , kjo e ben shqiperine piccola Italia vend ne shqiperi 70% e te rinjve flasin super mire Italisht , edhe shqiptaret ne Itali tani konsiderohen si miq e shoke sepse u bene 30 vite bashke , ndaj italiant miresevini dhe bravo shteti qe i mirpret , sot cdo shqiptar i ka 3-4 familjar italian me pasaporta dhe me lidhje martesore , kemi nga 5-6 familjar qe jane martuar me italian dhe jemi tani nje lagje e madhe mesdhetare, ky eshte fakt

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 16/08/2023 17:35

      Italia zemra ! Po ju bej nje pyetje dhe pres nje pergjigje te sinqert : Kombi esht si familja . Italin qe ju e quani vendi me "i zhvilluar" ne bot,dhe ju thoni se jemi njesuar me Italin ne pikola Italia,dhe ndoshta per ju fjala Shqiperi esht jasht mode! Po sikur Italia,te jet individi me i pasur ne bot dhe tju vjeri per dark,a do ta pranonit oferten e bosit qe gruaja juaj te njehesohet ne pikola dashnorja e bosit ? Ne pytjen qe ju drejtoj,perdora parimin : Kur te gjykosh te tjeret nisu nga vetja .Jam kurioz te lexoj komentin tuaj ne propocion Komb-Familje ?

  • Ema: 16/08/2023 14:02

    Sa bukur te shikosh lidera kaq te rendesishem te zgjedhin shqiperine per te kaluar pushimet e veres

    Përgjigju
  • Krist: 16/08/2023 14:01

    Vendi i duhur dhe me vjen mire qe keni marredhenie kaq te mire bashke

    Përgjigju
  • Era: 16/08/2023 14:01

    Turizmi nje nga pikat me te forta te ekonomise se vendit tone

    Përgjigju
  • Greta: 16/08/2023 14:01

    Uroj te kalosh pushime te mbara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë