E përditshmja italiane “La Stampa” ka shkruar një artikull mbi xhihadisët europianë, të cilin e ka titulluar: “Propagandë e rekrutim. Shqipëria udhëkryq i xhihadistëve”. Ajo thekson se shumica e luftëtarëve evropianë kalojnë nga Prishtina dhe Tirana. Gazetari Lorenzo Vidino, korespondenti i kësaj gazete në Uashington shkruan se “Islami “made in Albania” është burim i ri rreziku për Italinë”.
La Stampa informon mbi shqetësimin e shërbimeve sekrete antiterroriste europiane, amerikane e të Lindjes së Mesme mbi rritjen e numrit të xhihadistëve shqiptarë që rekrutojnë luftëtarë të rinj të ISIS në komunitetin e diasporës shqiptare në Europë, përfshirë dhe Italinë.
“Kosova ka numrin më të lartë në Europë të luftëtarëve xhihadistë në Siri në raport me numrin e popullsisë. Xhihadistët me etni shqiptare zënë postet më të larta në forcat ushtarake të Kalifatit të Bagdadit.”
“Një brez i ri i Imamëve Ballkanit, shkruhet në “La Stampa” u formua në saj të bursave bujare në shkollat më fondamentaliste të gadishullit Arabik.
Gazetari Lorenzo Vidino, kujton në artikullin e tij operacionin e autoriteteve të Tiranës në mars të viti 2014, që coi në shkatërrimin e një rrjeti të sofitikuar të propagandës e rekurtimit të drejtuar nga dy imamët Bujar Hyrsa e Genci Balla.
Artikulli i “La Stampa” hedh dritë mbi një fenomen të ri të rolit të rekrutuesve me etni shqiptare në territorin italian, kryesisht në Qendër e në Veri të vendit, si agjensi udhëtimesh në udhëtimin e të rinjve italianë të konvertuar në islam apo afrikanoveriorë, drejt Sirisë.
Islami “made in Albania”, e mbyll artikullin autori, mbetet një model tolerance. Por 20 vjet propagandë ekstremiste kanë tërhequr një pjesë të myslimanëve shqiptarë si në Ballkan e në diaspora të ndryshme, duke gjeneruar një burim të ri rreziku për Italinë.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com