Media prestigjioze italiane “La Stampa” i ka kushtuar sot një artikull të gjatë Visar Zhitit pas debateve të shumta që janë bërë në lidhje me emërimin e tij si ambasador në Vatikan. Sipas “La Stampa”-s kjo që po i bëhet tani Zhitit është një luftë e dytë për shkak se ende nuk ka mundur të shkëputet nga përndjekja e kohës së regjimit komunist.
“Visar Xhiti nga burgu në zyrat e diplomatëve për një vend demokratik. Tani dikush nuk e do as si ambasador,” – shkruan La Stampa.
Në shkrimin e gjatë të kushtuar poetit, La Stampa thekson se është një difuzion mes të qenit i mbyllur nga diktatura dhe të mbylljes nga ideologjitë e disa njerëzve që nuk duan të emërohet Zhiti ambasador. Media italiane ka bërë një shkrim në të cilin ka treguar të gjithë jetën e shkrimtarit si dhe krijimtarinë e tij mes vuajtjeve të herë pas hershme.
“Kjo histori është krijuar mes një trekëndëshi të pabesë midis politikës, fesë dhe poezisë. Kjo sepse protagonist është një nga poetët më të rëndësishëm shqiptar. Visar Zhiti është i biri i Hekuranit, një poeti, aktori dhe dramaturgu, të pakëndshme për regjimin pamëshirshëm komunist të Enver Hoxhës deri në pikën e mbylljes së tij në burg nga ku edhe vdiq. Pas babait vendin e tij e zuri i biri Visari duke u mbyllur në burg në 1979.
Dënimi dhjetë-vjeçar erdhi pas një gjyqi që u konsiderua si një shou gjatë të cilit prokuroria e fyeu atë rëndë duke mos e lejuar që të shkruante vargje pasi sipas ideologjisë së sistemit socialist.
Rënia e regjimit të Hoxhës duket se pas shtatë vjetësh, që nga vendimi për burgosjen E Zhitit u atij iu hapën dyert drejt lirisë. Tashmë Zhiti mund të provonte shijen e lirisë duke qenë se poezitë e tij botoheshin dhe përktheheshin edhe në vende të tjera dhe jo më vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e SHBA,” – shkruan La Stampa.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com