La takimin në Shkodër/ Deputeti i PD: Ku po shkon? Senida Mesi: Kam punë! / VIDEO

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman sot ishte në Shkodër së bashku me zv/kryeministren Senida Mesi për të diskutuar për parandalimin e krimit tek të rinjtë, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe deputetë të opozitës, mes tyre Gurakuqi.

Pas fjalës së ambasadorit britanik dhe kryebashkiakes Ademi, zv/ kryeministrja Mesi është larguar, ndërsa deputeti i PD, Gurakuqi dhe të ftuarit e tjerë i kanë kërkuar që të qëndrojë për të adresuar disa probleme për qeverinë. Ai ka akuzuar se po burgoset opozita, referuar protestave dhe procedimeve të ditëve të fundit nga Kukësi dhe Tiranë.

Debati
Senida Mesi: Më lejoni të largohem...
Deputeti PD, Gurakuqi: Pse po ikni mund ta dimë?
Senida Mesi: Kam një takim në Tiranë, duhet të shkoj në mënyrë urgjente
Gurakuqi: Kemi diskutime në lidhje me tentativat për burgosjen e opozitës
Senida Mesi: Nëse keni ndonjë problem iu ftoj në zyrë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi