Vetëm 1 nga 10 të arrestuarit për laboratorin e drogës në tunelet e Shkozës do të qëndrojë në burg ndërsa 9 të tjerë janë lënë në liri nga Gjykata e Tiranës.
 
Masat janë vlerësuar këtë të martë ku për Gerald Bilimanin është caktuar masë sigurie me burg ndërsa për Arjan Kadarenë dhe Ramazan Loshën arrest në shtëpi.
 
Sipas gjykatës personat e ndaluar duhet të hetohen në gjendje të lirë kjo për faktin se shumë prej tyre as kishin dijeni për aktivitetin kriminal të Bilimanin, aktivitet të cilin ky e kryente në tunelet e ish uzinës autotraktori në shkozë.
 
Të arrestuarit 2 ditë më parë
Shefki Mehidri, 58 vjeç
Ibrahim Qosja, 63 vjeç
Ramzan Losha, 58 vjeç
Arjan Kadareja, 58 vjeç
Ilir Suli, 46 vjeç
Hazbi Parllaku, 62 vjeç
Gjergji Duro, 63 vjeç
Kristi Duro, 26 vjeç
Gerald Bilmani, 59 vjeç
Robert Minoni, 50 vjeç

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com