Laboratori i drogës në Fier, Apeli i GJKKO lë në burg 5 bashkëpunëtorët e Viktor Çervanakut! Akuzohen për grup të strukturuar kriminal

Laboratori i drogës në Fier, Apeli i GJKKO lë në burg 5 bashkëpunëtorët e Viktor Çervanakut! Akuzohen për grup të strukturuar kriminal

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për të lënë në burg 5 personat e akuzuar për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit. Bëhet fjalë për Bledar Matoshin, Redion Meshin, Julian Malajn, Enxhi Ferhatin dhe Klajdi Vrionin (Kodrën).

Ata akuzohen se kishin rol në laboratorin e drogës në Fier që u zbulua pasditen e 24 nëntorit , ku u sekuestrua edhe 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro. Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet si personi kyç i trafikimit të 430 kg kokainë nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit. 

Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. Droga  u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. Zenel Çervenaku bashkë me 9 të tjerët akuzohen për “grup të strukturuar kriminal”. 

Të arrestuarit janë: Viktor Çervenaku, Zenel Çervenaku, Denilson Çervinaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona. 

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)