Laboratori në Has, zbulohen fotot e dy prej të arrestuarve, ekspertët e përgatitjes të huaj, mister financuesi

Në emisionin REPOLITIX të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv janë zbardhur mbrëmjen e sotme detaje të reja për laboratorin e heroinës që u bllokua në fshatin Brenog të Hasit, ndërsa u sekuestruan mbi 100 kg heroinë e opium, por edhe kokainë dhe kanabis.

Mes pesë personave të arrestuar janë Mustaf Shuti 76-vjeç me djalin e tij, Xhevitin 48-vjeç dhe nipin A. Shuti 15-vjeç. I arrestuari i katërt është Flamur Çela, punonjës i zjarrfikëses në Kukës, i cili ndodhet në Drejtorinë e qarkut të Shkodrës, ndërsa të tjerët në Kukës. Ai dyshohet se ka qenë shofer i grupit kriminal që vepronte në Has.

Xhevit Shuti


Xhevit Shuti ka pasur një kompani udhëtarësh, por në 2013 ishte çregjistruar, pak kohë pasi e kishte hapur. Report Tv ka zbuluar se ka qenë edhe në Zelandën e Re. Xhavit Shuti ishte me banim në Durrës, ndërsa kishte të afërmit në Has.

Flamur Çela

Sipas burimeve të Report Tv, gjatë gjithë kohës policia e ka pasur grupin kriminal në vëzhgim duke zbuluar të gjithë rrjetin nga furnitorët deri te ekspertët. Janë përgjuar dhe vëzhguar personat që hynin e dilnin në laborator.

Pjesë e grupit kriminal janë edhe disa shqiptarë nga Kosova. Sipas burimeve të Report Tv janë më shumë se 20 persona të cilët janë pjesë e këtij rrjeti, të cilët janë identifikuar, duke filluar nga shoferët, furnitorët dhe ekspertët e përgatitjes së heroinës. Heroina përgatitej nga dy persona të huaj, të cilët ishin ekspertë në nxjerrjen e heroinës nga bima e opiumit.

Personi që drejtonte punën në laborator mësohet se ishte një emër i njohur në zonë, i cili është identifikuar nga policia. Ai ishte pjesë e një grupi kriminal në zonë mjaft të fuqishëm, të cilët kanë qenë aktiv vitet e fundit. Por mbetet mister se kush është financuesi i grupit kriminal që ndërtoi laboratorin dhe drejtonte rrjetin e transportit të heroinës/

Çfarë u gjet brenda laboratorit?
Brenda magazinës janë gjetur bidonë me aceton si dhe një sasi e konsiderueshme opiumi. Opiumi është një lloj bime që ka formën e një lulëkuqe dhe farat e saj janë baza për prodhimin e heroinës. Kjo lule nuk është kultivuar këtu, sepse Shqipëria nuk ka klimë për t’u rritur dhe është sjellë nga jashtë.

Janë gjetur përzierës dhe makineri që shërbenin për prodhimin e lëndës finale heroinë. Kishte teknologji moderne nga pjesa e përpunimit të opiumit deri tek presimi. Një makinë që quhet pres që e bën heroinën në gjendje të ngurtë.

Tubo me natriban që mbështillet droga gjithashtu janë sekuestruar. Droga sipas policisë ka formën e heroinës, por do çohet në laborator për ta përcaktuar saktë. Gjithë ambienti është nën sekuestro sepse po kërkohen gjurmë gishtash për të parë se kush ka qenë aty.

(Kliko këtu për të parë ekstraktin e QKR për biznesin e Xhevit Shutit, i arretuar nga policia)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 20/10/2018 10:32

    Te çosh te huaj apo te levizesh dendur ne nje fshat ku kalon a s'kalojne 5 makina ne dite, eshte ndermarrje shume e rrezikshme dhe pa tru. Nuk e di sa kohe ka qe zhvillohet aktiviteti i tyre, por guximi paska qene i tepruar.

    Përgjigju
    • tajson: 21/10/2018 21:47

      ke te drejt se une jam nga ai katun dhe vetem dy her kam shku qe nga viti 92

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër festohet Pashka ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër festohet Pashka ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja