Laboratori i Heroinës në Has, të përfshirë 3 turq, njëri nga të arrestuarit është biznesmen tekstilesh

Laboratori i Heroinës në Has, të përfshirë 3 turq, njëri nga të arrestuarit është biznesmen tekstilesh

Banesa e përdorur si laborator droge

Pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, Policia ka arrestuar edhe një shtetas turk. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se janë të përfshirë 3 shtetas turq në Laboratorin e drogës në Has. Turqit mendohet se kishin rolin kycc në nxjerrjen e Heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani.

Njëri nga 3 shtetasit turq , që ndodhet i arrestuar mendohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të  opiumit në Shqipëri. Biznesmeni truk kishte një biznes tekstilesh, ku sillte në Shqipëri, tapeta dhe produkte të tjera, ku brenda tyre mendohet se fshiheshin bimët e opiumit. Deri më tani për laboratorin e Heroinës janë arrestuar Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi.

Arrestimi i turkut, e çon në 6 numrin e personave të ndaluar ndërkohë që në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë, dy turq dhe 1 shqiptarë. Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 200 kg heroinë.

Heroina ishte e presuar dhe dyshohet se do trafikohej, për këtë arsye është vendosur që Policia të ndërhyjë. Ndërkohë familja Shuti në dëshminë që kanë dhënë në Polici, janë shprehur se ambjentin pranë shtëpisë e kishin dhënë me qira për një biznes dhe se nuk ishin në dijeni që aty kishte një laborator droge. Por sipas Policisë kjo nuk qëndron pasi laboratori ishte i sofistikuar dhe mendohet se 3 anëtarët e familjes Shuti punonin aty.

Deri më tani për laboratorin e Heroinës Policia dhe Prokuroria nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar. Ndërhyrja e agjencive të huaja ka bërë që autoritetet shqiptare të tregohen të rezervuara dhe pritet që ditën e hënë të dalin në një konferencë për shtyp.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'