Laboratori në Has vijon të ruhet nga policia, nesër para gjykatës 5 nga 6 të arrestuarit

KUKËS-Nesër paradite në orën 10:00 do të dalin para gjykatës së Shkallës së Parë pesë nga gjashtë personat e arrestuar për laboratorin e heroinës që u zbulua dhe u sekuestrua në fshatin Brenog para dy ditësh. Për t’u njohur me masën e sigurisë do të dalin; Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi.

Gjykata do të japë masën e sigurisë, ndërsa dosja pritet që të transferohet te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të heroinës.

Përpos pesë të arrestuarve në Kukës është prangosur edhe një nga tre turqit e përfshirë në këtë dosje, i cili ndodhet në Tiranë. Ai dyshohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të  opiumit në Shqipëri.

Biznesmeni turk kishte një biznes tekstilesh, ku sillte në Shqipëri, tapeta dhe produkte të tjera, ku brenda tyre mendohet se fshiheshin bimët e opiumit.  Arrestimi i turkut, e çon në 6 numrin e personave të ndaluar ndërkohë që në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë, dy turq dhe 1 shqiptarë.

Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 200 kg heroinë. Ndërkohë që objekti ku ishte ngritur laboratori vijon që të ruhet nga forcat e policisë. Report Tv sjell pamje nga fshati Brenog ku duken forcat e policisë që janë në ruajtje të objektit, perimetri është i kufizuar, pasi konsiderohet skenë krimi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur