TIRANE- Kapja e dy kolumbianëve Cezar Avila dhe Walther Morena në laboratorin e drogës ka ngritur dyshimet e prokurorisë,se ata mund të kenë lidhje dhe me kokainën e kapur disa muaj më parë në Malin e Zi. Cesar Augusto Pelaez Luiz, u kap në muajin qershor 2014 në aeroportin e Tiranës, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Pas arrestimit ai ka pranuar se ka qënë pjesë e grupit që ka dashur të sjellë 250 kg kokainë nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, ku ngarkesa ishte fshehur në një kontinier të mbushur me banane. Nisur nga kjo lidhje, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshimet se Cezar Avila dhe Walther Morenanë dhe Cesar Augusto Pelaez Luiz mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin, por kjo gjë sipas tyre ka vend për tu verifikuar. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të marrë në pyetje dy shtetasit Kolumbianë, për të mësuar më tepër rreth detyrave që ata kanë marrë nga eprorët e tyre shqiptarë dhe Kolumbianë.
Mali i Zi kap anijen me banane dhe 250 kg kokainë për Shqipëri
/Shqiptarja.com