LAÇ - Një punëtor 35 vjeçar, ka rëë nga kati i 4 i një pallati ku punonte, dhe për pasojë është plagosur në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, ku Arjan Prenga ka rënë nga kati i katërt i një pallati teksa po punonte.

Mësohet se ai është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Laçit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet e ditur se pritet edhe transportimi i tij drejt Tiranës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)