TIRANË- Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës, është duke kryer aktualisht një operacion blic në qytetin e Laçit, në pikat e lojërave të fatit, kazino, etj.
Sipas njoftimit nga Ministria e Fianancave, nga kontrollet në 7 kazino, janë konfiskuar 20 makina elektronike (automate) lojërash fati, 3 tavolina pokeri, tavolina 'Black Jack', rulete, etj.
Laç, operacion blic kundër lojrave të fatit
Deri më tani janë proceduar penalisht 4 persona, ndërkohë që aksioni po vijon edhe në dy pika të tjera.
Subjektet ushtronin aktivitet duke mos respektuar ligjet e shtetit, pa paguar taksat dhe në kushte të plota informaliteti.
Pavarësisht rezistencës, NJMLF njofton se, është e vendosur të çojë deri në fund aksionin në zbatim të respketimit të ligjit!
Laç, operacion blic kundër lojrave të fatit
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit bën të ditur se aksione do të ketë çdo ditë, ndërsa në bashkëpunim me policinë, si në rastit e kontrollit blic në Laç janë vendosur në target disa qytete. /ATSH//