SHKODER- Pallati i Kulturës në qytetin e Laçit është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Kabina elektrike në ambientet e brendshme të Pallatit të Kulturës ka marrë flakë, pranë sallës së shfaqjeve për fëmijë.
Për pasojë, janë shkaktuar dëme materiale vetëm në dhomën ku ndodhej kabina elektrike, pasi forcat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë.
Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, ndërsa flakët janë izoluar menjëherë në ambientin ku u dogj kabina elektrike.
Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një masë elektrike, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com