LAÇ - Një zjarr ka rënë sot në mbrëmje në Laç, në një masiv pishash, pranë poligonit të qitjes “Kastrioti”.
 
Edhe pse burimet nga vendngjarja raportojnë se bëhet fjalë për një vatër të vogël zjarri, zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
 
Por ka qenë një përçapje e kotë, pasi zjarrfikëset nuk kanë mundur dot të futen në vatrën e zjarrit prej mungesës së rrugës në terrenin e virgjër malor. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)