Laçi është eliminuar nga Europa League. Nuk është se pritej shumë, pasi çështja e kualifikimit ishte vendosur thuajse që pas humbjes së parë, në Norvegji, ku Molde fitoi 3-0, por Laçi edhe sot nuk ka treguar gjë, duke u mundur në shtëpi 0-2.
Të dy golat Laçi i ka pësuar në fundin e pjesës së parë. Fillimisht në minutën e 41-të nga Aursnes(me penallti) dhe në sekondat e fundit të këtij fraksioni nga Strand. Me kaq fati u kualifikimit është vendosur.
Kurbinasit nuk kanë lënë gjurmë në turin e dytë eliminator të Europa League, pavarësisht se kundërshtari ishte i vështirë, ndaj një ekip që është në aktivitet në kampionatin norvegjez.
Në turin e parë, Laçi eliminoi Anorthosis të Qipros, u mund 1-2 në vajtje, ndërsa në kthim fitoi 1-0 në shtëpi. Tani kurbinasit do të diskutojnë Superkupën e Shqipërisë, më 12 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndaj Skënderbeut.