Laçi ka marrë fitoren e dytë rradhazi në kampionat, pasi këtë të enjte ka mposhtur minimalisht 1-0 Erzenin për llogari të javës së 14 të Superligës.
Vendasit golin e fitore e realizuan në minutat shtesë të pjesës së parë kur Ujka ktheu në gol një penallti të fituar nga Babatunde.
Fitorja e dytë korespondon edhe me ndeshjen e dytë të trajnerit Gentian Mezani në krye të Laçit. Për rrjedhojë ekipi kurbinas lë pas fundin e tabelës dhe afrohet ndjeshëm me vendet që të dërgojnë në Europë.
Komento