Është zhvilluar në orën 14:00 ndeshja e parë e javës së 25 të Superligës mes Laçit dhe Bylist që ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të kurbinasve.
Ky takim u zhbllokua në minutën e 56 nga Greca që kaloi vendasit në avantazh, por më pas ballshiotët barazuan falë një penalltie të kthyer në gol nga Macone në minutën e 64. Pak çaste para fundit të takimit Rapo do të gjente rrugën e rrjetës duke bërë që Laçi të marrë tre pikët dhe fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Ndërkohë për Bylisin 2020 vijon pa asnjë fitore në Superligë, duke e bërë këtë vit të mbrapshtë për ballshiotët.