Laçi nuk është përmbajtur në takimin e javës së 27 të Superligës dhe ndryshe nga ajo që pritej ka ‘shpartalluar’ me rezultatin e thëllë 5-0 Teutën. Në takimin e luajtur në Laç vendasit zhbllokuan që në minutën e 25 pas një dominimi thuajse absolute.
Më pas realizuan me radhë dy herë Xhixha, Lushkja dhe Domgjoni. Më ketë humbje Teuta vë në diskutim vendin e treë që të dërgon në Kupat e Europës, pasi një pozicion më poshtë renditet Laçi me vetëm 2 pikë më pak.
Kujtojmë që vetëm në mesjavë Laçi mposhti 2-0 Tiranën në Kupë, por u eliminua në raundin çerekfinal si pasojë e humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.