Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka dhuruar veshje për të rinjtë e komunitetit LGBT të cilët kanë mbetur të pastrehë për shkak të orientimit seksual.
Këtë të premte ylli i muzikës ka vizituar fondacionin ‘The Albert Kennedy Trust” në Londër në sajë të nismës #ShareKidness, # Të NdashMirësi.
Lady Gaga është takuar me të rinjtë duke u dhënë atyre mbështetjen e saj duke përcuar mesazhin se të rinjtë LGBT e pastrehë duhen përkrahur.
“Ata janë të ëmbël, të talentuar dhe ambiciozë. Por pushimet janë ndryshe për ta kështu që ju solla disa dhurata. Jemi të lidhur duke ndarë eksperiencën e jetës dhe unë bëra kërkime se për cfarë ata kanë nevojë. Ata kanë nevojë për fjalë positive dhe donacione. Ata janë të pastrehë, të braktisur në rrugë dhe jashtë vendeve të strehimit janë në rrezik. Ata janë fëmijë normal, unë rri me ta të gjithë ditën e shoh se kanë nevojë për mbështetje,” u shpreh Gaga.
Lucy Bowyer, Menaxherja e Strehave të Përkrahura nga The Albert Kennedy Trust, i tregoi Lady Gagas se pjesë e dhuratave të saj do të ishin edhe të rinjtë LGBT të Strehës në Shqipëri duke u siguruar që mesazhi i saj #SharingKindness do të arrijë edhe tek të rinjtë shqiptar.
Bowyer i foli për punën e Kristit dhe Xhenit dhe këngëtarja Lady Gaga kërkoi të dijë më shumë në lidhje me punën që po bëhet në Shqipëri nëpërmjet Strehës dhe për të drejtat e të rinjve LGBT.
Këngëtarja i është bashkuar nismës #NoRoomForHate të Fondacionit The Albert Kennedy Trust, për t’iu ardhur në ndihmë mbi 4800 të rinjve LGBT që janë të pastrehë apo jetojnë në mjedise të rrezikshme.
[gallery]20119[/gallery]
Redaksia Online
E.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO