Gaga ka pozuar bashkë me 18 yje të tjera si Penelope Cruz, Gigi Haddid, Lara Stone, Linda Evangelista.
28-vjeçarja ka veshur një kostum ngjyrë rozë të ëmbël të Chanel dhe aksesori i saj më i rëndësishëm është Asia, qeni bulldog i preferuar.
Lady Gaga është parë duke biseduar me dizenjuesin e Chanel Karl Lagefeld, i cili ka një mace të bardhë që quhet Choupette.
Të dy kanë qenë të interesuar që të njohin kafshët e tyre me njëra tjetrën, më pas kanë folur në lidhje me modën.
Këngëtarja u shpreh, “Udhëtimi im i radhës në udhën e modës është që të njoh të gjitha gratë nëpërmjet historikut të tyre të modës duke ndërthurur dhe stilin tim sigurisht”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)