Lady Gaga rrëfen problemet me
depresionin, ja si e kaloi këngëtarja

Lady Gaga rrëfen problemet me<br />depresionin, ja si e kaloi këngëtarja
Këtë të shtunë, Lady Gaga vizitoi Qendrën Yale për Inteligjencën Emocionale dhe diskutoi gjatë për shëndetin shpirtëror. Ajo foli me sinqeritet për eksperiencat e saj me personazhet e tjerë publik dhe rrëfeu problemet që ka kaluar ajo vetë me depresionin.

“Unë e krijova veten time, Lady Gagën—e kurova jetën time në mënyrë të tillë që të mund të shprehja dhimbjen time. Kështu e kam kaluar depresionin, duke krijuar dikë që më dukej më i fortë se unë. Por asgjë nuk mund të rregullonte atë që unë kam trashëguar nga gjenetika ime. Kam lindur kështu. Sado i suksesshëm të jesh, sado mundësi të të vijnë, famë, pasuri, edhe nëse njerëzit nuk të pranojnë, personi i vetëm që ke nevojë të të pranojë je TI.” u shpreh 29-vjeçarja.

Prandaj jemi këtu sot,” vazhdoi Gaga fjalimin e saj, “Do të flasim për rëndësinë e të pranuarit të vetes, pse duhet të motivojmë veten dhe pse është e rëndësishme që inteligjenca emocionale të meret seriozisht”.

Përpara se të mbante fjalimin e saj, Gaga që tashmë është kthyer në një bionde të akullt, hapi fushatën # IAMNOTJUST në Instagram dhe Twitter. Shumë nga ndjekësit e saj e mbështetën këngëtaren në këtë nismë. Gaga shpreson se mund të fillojë një “revolucion emocionesh”.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

129/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit