Laert Vasili ngjit në skenë Elektrën 
për 62-vjetorin e teatrit “A.Moisiu”

Laert Vasili ngjit në skenë Elektrën <br />për 62-vjetorin e teatrit “A.Moisiu”
TIRANE- Më 11 janar teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit do të kujtojë 62-vjetorin e themelimit. Në 62 vjet veprimtari teatri i Durrësit ka patur një denduri repertori duke vënë në skenë afro 230 vepra dramatike dhe komedi të autorëve tanë dhe të huaj.  62 vjet pas premierës themeluese “Vajza nga fshati” me regji të Pandi Stillus të dielën do të ngjitet në skenë premiera e tragjedisë së Sofokliut “Elektra” me regji të Laert Vasilit.

Historia e teatrit profesionist në Durrës e ka zanafillën më 12 prill 1953 kur trupa e re profesioniste nën drejtimin e kryeregjisorit të Teatrit Popullor, Pandi Stillu, do të korrte duartrokitjet e para. Kjo komedi u shfaq 44 herë dhe ndoq nga 19.648 shikues, siç dëshmojnë statistikat e teatrit. Ndërsa shfaqjet e para të amatorëve durrsakë kishin nisur që në vitet 1920. Sipas të dhënave të arkivit të teatrit edhe gjatë periudhës 1945-1953 teatri amator përgatiti 36 premiera me 281 shfaqje gjithsej.

Ndërsa 62 vjet me parë me ngritje e teatrit  “Aleksandër Moisiu” regjisorët Panajot Kolo, Sokrat Mio, Misto Zoto, Kadri Pirro, Haxhi Rama, Mario Ashiku, Kujtim Spahivogli, Serafin Fanku etj kanë sjellë në skenën e teatrit “A. Moisiu” drama dhe komedi mjaft të dashura për publikun shqiptar si “Prefekti”, “Martesa”, “I sëmuri imagjinar”, Kartela e verdhë”, “Pulëbardha”, “Vjehrra dhe nusja”, “Prindër edukatorë”, “Ylli pa emër”, “Rrënjët”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Familja e Peshkatarit”, “Dreqnit e Kënetës”, “Dredhitë e Skapenit”, “Çështja e Ivanovit”, “Votra e Huaj”, “Festa e Fenerëve”, “Invadimi”, “Hijet e Natës”, “Shërbëtori i Djallit”, “Mulliri i Kostë Bardhit”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”, “Karnavalet e Korçës”, “Koha e komisarëve”, “Ylli pa emër”, “Revizori”, “Pulëbardha”, etj.

Aty ka punuar për shume vite edhe aktori i shquar Mirush Kabashi.  pas formimit dhe kontributit 23-vjeçar në këtë teatër u Kanë punuar edhe të tjerë artistë të njohur si Vera dhe Spiro Urumi, Vangjel Heba, Lutfi Hoxha, Marta Burda, Filika Dimo, Guljelm Radoja, Xhevdet Ferri, etj. Bashkë me regjisorët dhe aktorët një meritë të veçantë në suksesin e teatrit kanë patur edhe skenografët Zef Ujkaj, Ilia Rota, Fatos Mati, Thanas Popi, etj. si dhe punonjësit e “prapavijës” siç thirren edhe sot sektorët e dekorit, ndriçimit, fonisë dhe rekuizitës, pa të cilët shfaqjet teatrale nuk do të ishin të plota.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit