VLORE - Lagja "11 Janari" në qytetin e Vlorës prej kohësh vuajnë mungesen e ujt të pijshëm ose rrallë herë, kur uji vjen,  vjen i ndotur. Më shume se 12 familje në këtë zonë prej kohësh kanë konsurmuar ujin e ndotur. Sipas tyre, uji i pijshëm bashkohet me ujërat e zeza dhe përcillet në banesat e tyre ku dhe ata e konsumojnë. Edhe pse janë ankuar dsa herë, asnjë pergjgje nuk kanë marrë,madje fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Dsia famlje të tjera shprehen se kanë patur të njëjtin problem por edhe ata kanë hasur në mungesën e vëmendjes së instancave përkatëse. Kjo ka detyruar që të marrin masa me fondet e tyre, të paguajnë për të blerë tubacionet e reja, ç'ka ka bërë që tashmë të konsumojnë ujn e pijshëm. Ky problem ka ngelur vetëm për 12 familje, të cilat e kanë patur të pamundur të mbledhin lekët, pasi të ardhurat e tyre janë fare të pakta. Kjo i ka detyruar ata që këte problem ta bëjnë mediatik pasi sipas tyre është e vetmja rrugë zgjdhjeje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)