Lagjet e Vlorës rrugë me gropa, baltë në mes të qytetit! Banorët: Bashkia nuk bën asgjë! Kur bie shi rrugën janë të pakalueshme

Pamjet që shikoni nuk janë në ndonjë fshat malor, por në qendër të qytetit të Vlorës i cili prej vitesh është një pike kyçe e turizmit shqiptar.

Për banorët e lagjes 10 korriku duket se jetojnë me shpresën që të mos ketë reshje shiu për të mos u ngujuar në banesa.

“E vështirë, nuk del dot. Edhe para 1 jave erdhën ata të Ujësjellësit, hapën nja dy gropa, nuk e gjetën dhe ikën. Kjo gjendje vazhdon me vite." - shprehet një banor.

"Kjo ka që kur kanë ardhur njerëzit, tani është e vështirë. Sot është ditë e mirë por kur bie shi aty nuk kalon dot" - shprehet një banor tjetër.

Ata shprehen se pavarësisht ankesave të shumta, nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga institucionet.

“Kemi bërë ankesë në Bashki dhe me Ujësjellësin, dërguan atë skrepin, punëtorë dhe nuk bënë asgjë.” - theksojnë banorët.

Kjo është një panoramë e zakonte për të gjitha qytetet e vendit tonë pasi edhe pse ka premtime, kryesisht gjatë fushatave elektorale, vetëm rrugët kryesore të qyteteve janë me infrastrukturën e duhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zambaku: 16/01/2022 22:33

    Kush do meret me kto?Zambaku me kepucet me maj Apo Dule Qori e beri copa dorjanen nga mengjesi ne darke

    Përgjigju
  • Ariu Shashimenit: 16/01/2022 20:29

    Ky maskarai na mori dhe Hotel shurren sic njihet ne Vlore Pallati Dimrit ne Muradie na nxorri perjashta neve dhe e beri Hotel pallatin qe ka nxjere gjithe ata intelektuale dhe njerez te nderuar ne Vlore

    Përgjigju
  • Alb: 16/01/2022 17:37

    Nuk e kuptoj se çfarë bën Spak-u. Të kesh një kryebashkiak që del kaq hapur duke vjedhur dhe mos t'i bëhet vonë fare, vetëm në Vlorë ndodh.

    Përgjigju
  • Vlora: 16/01/2022 17:13

    Fatkeqesia e Vlores eshte kryetari Leli. Nuk del kurre ne kembe per te verifikuar punimet. Çdo gje qe behet ne Vlore eshte vetem dora e Edi Rames.KLSh ka bere nje raport sipas te dhenave konfidenciale e ka gjetur me shperdorime, vjedhje skandaloze dhe leje ndertimi me shkelje ligjore te tmerrshme. Ka 2 muaj qe nuk pasqyrohet as nga KLSh ne faqen e saj zyrtare dhe as nga bashkia pasi jane kercenuar nga Leli kush jep te dhena do pushohet. Spaku te veproje urgjentisht per te frenuar vjedhjet dhe abuzimet galopante ne bashki.

    Përgjigju
  • Lungomare.: 16/01/2022 16:56

    Eshte Turp ne qytetin e Vlores. Vetem KM bene gjera t mira ne Vlore bashkia inegzistent.

    Përgjigju
  • Indiferenti: 16/01/2022 16:48

    Po çfare do presim nga Leli. Ai mendon vetem per xhepin e vet. Ka kercenuar administraten se do ti pushoj nga puna kush publikon vjedhjet dhe shperdorimet e tmershme qe ka pasqyruar KLSh. Vetem Spaku do ta shpetoj Vloren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

John

Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol