Mban vetëm emrin Lagjia e Re. E populluar me banorë të përiferisë gjatë viteve 90’ sot ky territor është kthyer i pajetueshëm për kuksianët. Me stinën e dimrit shtohen edhe më shumë problemet 

Sa herë ka reshje të shiut dhe të borës rrugët në Lagjen e Re të Kukësit bëhen  të pakalueshme

“Nuk shkon dot te një shok apo mik sepse mbytesh në baltë. Fëmija nuk del dot në derë, se na vjen balta te shtëpia” – tha një prej banorëve.

Banorët thonë se i vetmi moment që vizitohen nga Bashkia është para fushatave zgjedhore.

“Jemi që 15 vite këtu me shtëpi të leglizuara dhe taksa të paguara. Janë me qindra banorë që kalojnë në këtë lagje dhe përsëri jemi kështu. Edhe njnë të sëmurë në spital mezi e çon, që 15 vite vuajmë” – tha një banor tjetër.

“Vetëm kur marrin votat na kujtojnë, hedhin një rrugë cakull dhe ikin” – tha një banor.

“Edhe fëmijët në shkollë duhet ti shoqërojë një njëri, fëmija nuk del dot në derë” – tha një banor tjetër.

Kryebashkiaku i qytetit verilindor në daljen e fundit mediatike tha pas janarit do të nisin investimet, ato që kanë munduar në vite.

1609963262_kukesi.jpg

Rrugët e prishura në 'Lagjen e Re' në Kukës