Lajçak: Kosova do të ftohet në
Samitin e Sllovakisë

Lajçak: Kosova do të ftohet në<br />Samitin e Sllovakisë
SLLOVAKI - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.
 
“Formula (e përfaqësimit) është njëra prej atyre, që janë përdorur në të kaluarën dhe që kanë qenë të pranueshme nga të gjithë pjesëmarrësit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën formulë ‘gymnich’ – nuk ka flamuj, nuk ka tabela me emrat e shteteve”, ka thënë Lajçak, të cilit i referohet "Koha Ditore".
 
Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare. Sllovakia është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.  Samiti do të mbahet më 12 dhe 13 qershor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan