Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Të formohet Asociacion i Komunave me shumicë serbe! Kurti: Gjërat nuk zgjidhen me trysni

Që prej ditës së djeshme, të dërguarit specialë të SHBA dhe BE për dialogun në Kosovë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak po zhvillojnë një vizitë në Serbi ku pas takimeve me presidentin Aleksandër Vuçiç shprehen se vlerësojnë gatishmërinë e tij për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhje për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. 

Por i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar ka pasur edhe kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të cilin ka thënë se nuk ka instikt bashkëpunimi ndërsa ka deklaruar se krijimi i Asociacionit është një domosdoshmëri. 

“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne - ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”- tha Escobar. 

Ndaj kësaj deklarate u përgjigj edhe vetë Kurti i cili tha se pavarësisht vështirësive dhe sfidave me të dërguarit specialë Escobar dhe Lajçak, marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE janë të shkëlqyera. I kritikuar ashpër nga diplomatët perëndimorë për mungesë të bashkërendimit lidhur me veprimet në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha sot se nuk beson që gjërat mund të zgjidhen me trysni.

‘Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam që të gjitha këto, por nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor.’- u shpreh Kurti.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, e ka çmuar gatishmërinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për, siç ka thënë ai, të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike për tensionet në veri të Kosovës.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, qëndrojnë të mërkurën në Beograd, për të diskutuar me autoritetet atje, për rëndësinë e uljeve të tensioneve në veri të Kosovës.

“Në Beograd, Escobari dhe unë kemi pasur diskutime të gjata me presidentin Vuçiç, lidhur me situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme, dhe kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën aktuale”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Teitter.

Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar më 5 dhe 6 qershor në Kosovë, dhe janë takuar me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Vuçiç paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

1685566324_vui.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë.

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiç foli shkurtimisht për situatën në Kosovë, duke falënderuar serbët në veri, që sipas tij po luftojnë për të drejtat e tyre.

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”, tha Vuçiç.

Ora 17:41
Kurti: Kemi sfida në marrëdhëniet me të dërguarit perëndimorë, por gjërat nuk zgjidhen me trysni

1685469600_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur deklaratave të Gabriel Escobar i cili u tregua i prerë sa i takon kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Kurti tha se ka sfida me të dërguarit e BE dhe SHBA por shtoi se marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

“Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam që të gjitha këto, por nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor. Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët evropianë dhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”, tha Kurti para gazetarëve sot.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas asaj që tha Escobar se vështirësitë i kanë me kryeministrin Kurti, por se ato s’i prekin raportet mes popujve.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment. Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me Kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë, SHBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë”.

Gjatë takimit më 5 qershor në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

Ora 13:05
Vjosa Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat e veriut të Kosovës

1685195062_vjosa.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat e veriut vendit. Në një intervistë të dhënë për ‘Reuters’, Osmani shprehet se Kosova mund të shpallë zgjedhjet e reja në 4 komunat vetëm nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ora 11:36
Escobar: Vuçiç do shfrytëzojë ndikimin për t’i bindur serbët të marrin pjesë në zgjedhje

1686130635_escobar.JPG

I dërguari i posaçëm i Sh teteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se situata në veri të Kosovës duhet të çtensionohet menjëherë.

"Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat [komunale], Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth [këtyre] ndërtesave dhe protestuesit duhet të largohen", tha Escobar gjatë një konference për gazetarët në Beograd.

"Shpresojmë të ketë zgjedhje të reja dhe ne duam që serbët të marrin pjesë në to pa parakushte", shtoi ai.

Escobar tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka siguruar se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

"Sfida më e madhe për Serbinë është t'i bindë serbët që të kthehen në institucionet [e Kosovës]. Tani kjo është ajo ku unë mendoj se ne jemi në linjë me Serebinë. Ne duhet të sigurohemi se ata që marrin pjesë në zgjedhje dhe serbët që kthehen në institucione, janë të mirëpritur", tha zyrtari i lartë amerikan.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me propozimin evropian për shtensionimin e situatës në veri, Escobar tha se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojnë edhe pas largimit të këtij të fundit sot nga Beogradi.

"Nuk e di nëse ka pasur ndonjë përgjigje konkrete nga Qeveria e Kosovës. Shpresoj se Qeveria e Kosovës e kupto se ajo që ne po përpiqemi të arrijmë, është një rezultat i qëndrueshëm dhe reciprokisht i dobishëm për të dyja vendet", tha Escobar.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, sepse “në rast se do t’ia kthenin shpinën atij, do t’ia kthenin shpinën Evropës”.

“Kjo, në vetvete, është një pasojë shumë e rëndë”, tha ai.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 08/06/2023 11:29

    CDO GJE MUND TE PRISJA NGA EUROPA, POR NGA AMERIKA KURRE NUK E PRISJA TI KTHENTE KRAHET KOSOVES, KOT I PASKEN BERE BOMBARDIMET....TURP TE KENE

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 07/06/2023 22:30

    Amerika po shitet me qendrimin në Kosovë, doëuroni edhe pak se të vijë Trampi se Baiden nuk nigjohet kun. Vetem hienat e tij po ja pin gjakun Kosoves me të pa drejte. Duhet tr çohen rinia studentët dhe të protestojne, ne këtë rast USA po minon demokracine ne Kosovë. Duhet presion Vuçiçit se as sanksione nuk i ka vu për Rusine. Bravo Albin je hero mos u dorzo.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 07/06/2023 21:47

    dakort se keni ne dore karroten e hurin por pasi te shpallni nongrata ministrin e propagandes se milloshevicit se Serbia po tall menderet me perendimin 30 vjet... perse e poshteroni kosoven or miq, lereni te beje shtet, merruni me vucicin se rusia nuk do ja bente serbise kete qe po I beni kosoves... pasivitet ndaj cnjohjeve! me mire kerkojuni falje serbeve per bombat e NATOs dhe fund me nder se ta ndihmosh kosoven ne lufte e japesh ne paqe sikur mban ere. po Asocacionin nga e kemi dhurate?, perendimi nuk duhej ta lejonte fare si ceshtje qe ne fillim, Ku eshte largpamesia e europes? Serbia e humbur se e humber eshte per perendimin se eshte vellai Vogel rusise por perendimi mund te humbe kosoven e ndoshta me tej edhe tek shqiptaret ne rajon qe do ndjehen te zhgenjyer... Kurti mund te kete probleme plot por kushdo kryeminister po ky avaz do jete me serbine si krimbi qe ha ngadale... perendimi ka kusuret e tij, per te edhe uçk ishte terroriste dikur... ndryshon qendrimi me eren

    Përgjigju
  • Mario: 07/06/2023 18:20

    ndoshta zgjidhja me e mire per Kosoven jane kantonet zvicerane nje shtet me status neutral te privilegjuar ne Europe sebashku me Shqiperine dhe Maqedonine e veriut komunitetin serb dhe ate bullgar duke e shhkeputur kete rajon nga ballkani perendimor me nje zgjidhje permanente qe do pelqehej nga kombesite ne te tre shtetet tona

    Përgjigju
    • Sunny tirana: 08/06/2023 08:18

      Mendim i drejte po e veshtire, sepse ne ballkan dominon mosbesimi ndaj njeri tjetrit. Ne shekuj jane mesuar te luftojne kunder njeri tjetrit dhe ti rrembejne teritore komshiut.

  • Cbk: 07/06/2023 17:08

    E hapur per zgjedhje te reja? Pse dhe cfare zgjidh? Me sa kam lexuar, procesi i zgjedhjeve nuk kishte problem. Nese dikujt nuk i pelqejne rezultatet e zgjedhjeve, mos valle mendoni se perseriten? A nuk po dhunoni sovranitetin dhe pavaresine e Kosoves ne kete menyre? Terrorizmi serb nuk duhet te diktoje politiken Kosovare. As b*thlepirja e juaj ndaj te huajve. Perse nuk ankoheni ne KE per terrorizmin serb. Pse nuk e hidhni ne gjyq per gjenocid dhe terrorizem? Pse nuk kerkoni demshperblime? Pse nuk i dergoni kerkesat dhe qasjen terroriste serbe ne gjykaten e te drejtave njerezore? Pse nuk kerkoni associacion te komunave ne Presheve? Pse nuk fillonite te ndertoni shtepi Kosovare ne veri dhe cdo cenim, te dergohet ne keshillin europjan dhe gjykaten nderkombetare te te drejtave te njeriut? Pse nuk asgjesoni argumentin pseudo historik serb per pretendime territoriale ne Kosove? Serbet jane komb fallco i krijuar nga kisha e stambollit ne baze te tyrqve dhe evgjiteve te krishtere, ca sllaveve qe braktisen turqizmin islamik dhe Shqiptare te krishtere dhe besimeve te ndryshme qe unkthyen me dhune ne serve. Serb dmth psevdo orthodhoks dhe jo etni me vehte. Mos i ngaterroni keto!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora