Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'

Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se vendet do të arrijnë marrëveshje sa i përket çështjes së dinarit, pasi u shpreh se një takim i radhës do të mbahet këtë javë. Ai tha se nga Kosova dhe Serbia do të kërkojë kompromis.

Këto detaje Lajçak i ka dhënë në një postim në profilin e tij në Facebook, teksa ka njoftuar për aktivitetet e tij që zhvilloi javën që lam pas dhe ato që e presin këto ditë.

'Sapo kam nisur udhëtimin tim për në Helsinki pas një jave të ngarkuar në SHBA. Nga Uashingtoni në Nju Jork, u angazhova në diskutime të thella të rëndësishme dhe të dobishme me zyrtarë në Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Për më tepër, kam pasur biseda interesante me ambasadorë vendas, grupe të ekspertëve dhe grupe të shoqërisë civile. Është e paçmueshme të shkëmbejmë njohuri, të diskutojmë për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe të përafrojmë këndvështrimet tona për situatën në rajon.

Ndalesa tjetër: Helsinki për konsultime dypalëshe. Më vonë këtë javë, do të jem nikoqir i kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët.'- shkruan Lajçak.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë