Lajçak: Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin franko-gjerman, më pas të nisë zbatimi

Lajçak: Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin franko-gjerman, më pas të nisë zbatimi

I dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se takimi që do të mbahet në Bruksel në 27 shkurt mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, është tepër i rëndësishëm dhe se pranimi i propozimit franko-gjerman varet nga qëndrimi që do të mbajnë palët.

Lajçak tha se plani u ishte prezantuar të dy liderve që në shtator dhe se të dy, njëri në janar dhe tjetri në shkurt e kishin pranuar propozimin. Por sllovaku tha se tashmë ishte koha që dy liderët ta deklarojnë publikisht qëndrimin e tyre lidhur me propozimin franko-gjerman.

Ai shtoi se vetëm pasi Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin atëherë mund të flitet për zbatimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për mediat serbe.

Lajçak theksoi se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana