Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Ndërmjetësuesi për dialog, Lajçak ka shkruar në Facebook për ditët e ngarkuara në Forumin Evropian të Alpbachut dhe në Forumin GLOBSEC në Pragë.

Lajçak thekson se një prej momenteve të rëndësishme ka qenë takimi me zëvendësndihmësekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanov në margjinat e GLOBOSEC.

"Një moment kryesor ishte takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof në margjinat e GLOBSEC dhe për të rikonfirmuar partneritetin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Po aq të rëndësishme ishin takimet e mia me presidentin Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme, si dhe lidershipin e mëparshëm dhe aktual të Malit të Zi për të marrë një pasqyrë më të mirë për zhvillimet në vend", shkruan ai./KosovaPress/

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Harris: Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij

Lufta në Rripin e Gazës/ Harris: Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij