Lajçak takohet me Ramën në New York: Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takohet me Ramën në New York: Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

Edi Rama dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vizita është zhvilluar në New York, ku Rama dhe Lajçak ndodhen për të marrë pjesë në të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimin e bëri me dije Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ndërsa ka postuar edhe një foto me Ramën. Lajçak shkruan se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën.

Postimi i Lajçak 

Po ashtu takimin me Lajçak e shpërndau edhe kryeministri Edi Rama.

 

Postimi i Kryeministrit Edi Rama 


Lajmi kryesor:

Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York: BE do iu mbështesë në sfidën energjetike, sigurinë kibernetike dhe pasojat që ka sjellë lufta


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)