Lajçak takoi komandantin e KFOR-it në Bruksel

Lajçak takoi komandantin e KFOR-it në Bruksel

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e sotme në Bruksel ka takuar komandantin e KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia.

Ai i ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e bërë në Kosovë. Lajçak tha se më e rëndësishmja ishte shkëmbimi i shënimeve mbi zhvillimet në terren dhe se ata duhet të ndajnë vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen.

“Mirëpritëm komandantin gjeneralmajor Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në teren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, tha Lajçak.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare