BULQIZE- Helmohen disa maturantë të shkollës së mesme "Rifat Manjani" në Shupenzë të Bulqizës. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë helmuar 9 nxënës, një prej të cilëve është sjellë me helikopter drejt Tiranës, një vajzë 18-vjeçare, ndërsa 8 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në Spitalet e Dibrës dhe Bulqizës.
Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia e Bulqizës tha se ka marrë informacion rreth orës 13:10 se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur një sprajt me aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Fëmijët e prekur kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh, ndërsa është mbyllur klasa deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e saj.
Shkolla ku studionin nxënësit në Dibër
Ky është rasti i disatë i helmimit masiv në Bulqizë. Në të njëjtin gjimnaz në nëntor 2017 funksionimi i keq i Kaldajës solli helmimin e 60 nxënësve.
Ministria e Shëndetësisë në një reagim për Report Tv ka njoftuar se 9 nxënësit që janë helmuar pas hedhjes së lëndës së gaztë në një klasë për të pamundësuar mësimin janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 6 prej tyre janë dërguar në Spitalin e Bulqizës, dy të tjerë në Spitalin e Dibrës, ndërsa një vajzë është sjellë me helikopter në QSUT.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka reaguar lidhur me helmimin e fëmijëve të ndodhur në Bulqizë, pasi kanë hedhur sprajt në klasë. ISHSH njofton se janë nisur në terren inspektorët për të mësuar shkaqet e plotë të komplikacioneve të nxënësve.
Nxënësit e prekur kanë pasur vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh. Tetë prej tyre kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Dibrës dhe Bulqizës, ndërsa është mbyllur klasa deri në matjen e lëndës kimike në ambientet e saj.
"Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.
Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lende te gazte me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.
Tete nxenes kane marre sherbim ne spitalet e Dibres dhe Bulqizes. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik.
Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme", përfundon ISHSH.
E ka pase thene nje fjale shoku Enver: Shkolla pa disipline si mulliri pa uje.
Përgjigju