Pas refuzimit të studentëve për të nisur dialogun, ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama, pas fjalës së tij në Kuvend, ku përsëriti ftesën për të hapur dialog me studentët, dhe theksoi se është i gatshëm të plotësojë të 8 pikat, Rama thotë se refuzimi në kor nga studentët, është dobësi. "Miq! Kori i protestës kur s'të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s'doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres"-shkruan Rama në reagimin e tij në Twitter.
Ndërkohë që pak minuta më vonë, në një tjetër reagim të shkurtër, Rama iu bën thirrje studentëve të mos mbysin protestën dhe të mbeten fuqia e ndryshimit të botës Universitare. "Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!"-shkruan Rama.
Lajmi kryesor: