SHKODËR - Një person është vrarë me armë zjarri në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Dukagjinit, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Viktimë mbeti Lazer Arraj, i cili njihej si Pjetrushi.
Nga raportimet e para viktima ka marrë dy plagë me armë zjarri dhe ka humbur jetën. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Burime për gazetarin Ergys Kavaja thonë se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit. Të njëjtat burime thonë se Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, dhe se ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.
Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës, ndërsa në një njoftim paraprak të bluve të Shkodrës thuhet se rreth orës 12:00 në fshatin Shosh është vrarë me armë, 55-vjeçari Lazer Arraj banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë nga Shkodra.
"Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit", - thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Fshati ku u gjet i vrarë Lazer Arraj (Google Maps)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
25.6%
-
Jo
16.2%
-
Nuk e di
58.2%
Vota total: 9562
Lajme të tjera
-
Momenti horror kur vrasësit qëllojnë për vdekje ish-missin e Ekuadorit
30 Prill, 10:12
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin
30 Prill, 09:53
-
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total
29 Prill, 18:40
-
I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi në Ekuador
29 Prill, 12:02
-
FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë
29 Prill, 10:26
-
Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, vihet në pranga
28 Prill, 21:56
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51
-
I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukella prin protestën me qindra qytetarë në Kosovë
17 Prill, 14:24
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Bilanci i prokurorisë së Përgjithshme për 2023: Krimi ka pësuar ulje! Në krye të listës Vlora, koeficientin më të ulët Dibra (Harta)
7 Prill, 20:36
-
Vrau biznesmenin grek, burg përjetë për grabitësin shqiptar
4 Prill, 20:29