SHKODËR- Njësia Speciale RENEA vijon kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.
Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të familjes Bajri.
Këto kontrotolle janë konkretizuar me shoqërimin e disa personave dhe sekuestrimin e makinave të blinduara të Bajrave dhe të të afërmëve të Fatbardh Licit, i cili u vra në një atentat në muajin gusht. Automjetet luksoze, siç duket edhe në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report TV, janë vendosur në Policinë e Shkodrës.
Report Tv meson se janë shoqëruar disa persona, por s’ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e vrasjeve të fundit në Shkodër. Policia e Shkodrës ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për makinat luksoze të blindura dhe numrin e saktë të të shoqëruarave, por burime të Report TV bëjnë me dije se RENEA ka hyrë në disa prej banesave të familjes Bajraj në Shkodër, por edhe në shtëpi të tjerë, ku më parë uniformat blu as nuk ishin afruar.
RENEA është futur në lagjen Dobraç, aty ku banon fisi i Bajrave. Po ashtu kontrollet janë bërë edhe në lagjen Kiras, ku banojnë anëtarët e familjes Lici. Fakti që RENEA me automjete të blinduara kishte shkuar në Shkodër, ka bërë që asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve të mos lëvizin në qytet me automjete të blinduara dhe sekuestrimi i tyre është bërë në oborre ose garazhe.
VIDEO/Lidhje direkte nga Shkodra
Gjatë ditëve të fundit policia ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Elbasan, Lezhë, Tiranë e Durrës. Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes ditën e shtunë të biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku.
Në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.
Pak kohë më parë, media belge "La Dernier Heure" i dedikoi një shkrim të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare Safet Bajrit, i cili sipas raportimeve endet i lirë në Shkodër edhe pse është i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia belge me 9 vite burg. Ai është akuzuar shpeshherë për lidhje me deputetë të qeverisë dhe të opozitës, gjë që e ka ndihmuar të jetë i padukshëm në qytet, megjithëse asgjë nuk është zbardhur plotësisht.
Nga ana tjetër, familja Lici, është e përfshirë në disa ngjarje kriminale që kanë rezultuar edhe në marrje jete të anëtarëve që mbajnë të njëjtin mbiemër. Familja Lici eshtë përfshirë në një histori gjakmarrje, për një kalvar vrasjesh të ndodhura disa vite më parë.
Gazetari i ‘Report Tv’, Ergys Kavaja në një lidhje direkte është shprehur se Policia e Shtetit ka bërë disa shoqërime të personave të dyshuar në lidhje me vrasjet e fundit të ndodhura në Shkodër.
Sipas tij, ditën e nesërme Policia do të dalë në një deklaratë për shtyp ku edhe me shumë gjasa do të flasë edhe mbi detajet e hetimeve të kryera.
Në Shkodër në këto moment forcat RENEA janë larguar. Ditën e sotme policia ka hyrë në lagjet më problematike të qytetit Dobraç dhe Kiras. Disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës. Për të shoqëruarit do të ketë nesër detaje mbi informacionet. Prej shoqërimeve mendohet se mund të jenë zbardhur disa prej ngjarjeve kriminale të ndodhura.
Atmosfera? Në qytetet ka pasur një lloj pasigurie, para operacionit qytetarët kanë qënë më të frikësuar. Ndërsa operacioni është mirëpritur nga qytetarët . Besimi i shkodranëve është tek Policia e Shtetit. Ata ndjehen të pasigurt për shkak të vrasjeve dhe të humburve. Me sa mbaj mend ngjarja kanë ndodhur në vitin 2012-2013, kohë kur edhe janë ekzekutuar shumë njerëz të cilët kanë pasur lidhje me krimin.
Ergys Kavaja, gazetar
Reparti i Forcave Speciale RENEA dhe FNSH vijojnë aksionin në dy lagjet problematike të Shkodrës, Dobraç dhe Kiras pas ngjarjeve të fundit kriminale me disa të vrarë. Në vijim të aksionit, janë sekuestruar automjete luksoze të blinduara si dhe janë shoqëruar disa persona, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit. Automjete te sekuestruara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajraj.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të Bajrajve. Policia vijon prej tre ditësh kontrolle të rrepta në lagjet e Shkodrës pas vrasjes mafioze të biznesmenit 30-vjeçar, Arjan Ferracaku. Ndërsa edhe më herët kanë ndodhur disa atentate që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, siç është ekzekutimi i ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci apo dhe i kunatit të Lul Kullës, Fatbardh Lici
.
Shpresoj te mos jete show.
PërgjigjuPo sikur ishin peshkatare t'varfer qe i kishte dhunu shteti Belg!? Po blindat kush jua fali???
PërgjigjuHajdeni n Ajasem se ju rrujne be....
PërgjigjuOr klyshat e kurves deri dje thoshit nuk ka polici, tani bertisni si lavire cfare do policia, policia erdhi se esht shqetsuar lul mullaqa i juaj me moniqen faqe saldumen , or shpellar komentusish.
PërgjigjuPo benzin S- 600 me targa ruse qe ka marr behari keto kohet e fundit pse nuk e keni blloku?
PërgjigjuHahahaha sa tallen me uniformen e policit e me popullin e shkret kto drejtues policie,per cfar duhet forcat Renea ne lagjet e Shkodres per ti ber roje popullit apo do presin qe te vi vrasesi vet te goja ujkut,turp tju vi o klushat e komunistave se keni qelb vendin fare sa qe populli shkret nuk ka asnje shpres te ky vend i flliqur me politikan kurva
Përgjigjuja ku jam une..edhe bandillin ketu e kam o babi..uuu pika qe ste bie
PërgjigjuSekuestroni makinat e blinduara, carmatosini dhe bejini presion qe te dalin te paarmatosur rrugeve, bejini sekuestro preventive te pasurise derisa te vertetojne burimin e te ardhurave. Po i late keshtu te zbuluar dhe te ekspozuar ndaj hakmarrjes se mundshme do kendojne si bilbila. Nese dhe ky operacion perfundon njelloj si ai i Elbasanit atehere Xhafa dhe qeveria edhe prokurorja e perkoheshme duhet te leshojne karriket. Te behen zgjedhje por puna eshte se kush do fitoje? Luli dhe ata qe ka nga pas nuk jane zgjidhje e problemit por pjese e tij. Shqiptaret nuk kane as alternative tjeter qeverisjeje por dhe keshtu nuk vazhdohet.
PërgjigjuTi heqesh makinat..leket armet...sdalin me kta. Esht turp pas ktyre operacioneve qe perfshihet Renea hallka me e larte e policise te ndodhi qe te kthehen mbrapsht makinat ose te dalin pa lagur te arrestuarit...i bie ta perdorni per show
BAJRAJT kane 30 vjet qe vrasin vene gjoba leshojne leke me fajde kontrollojne drogen te kuqen dhe kokainen ne shkoder dhe jashte, flet i madh dhe i vogel per fisin e tyne duket sikure jane nje mije vete fis po ca katunare injorante varik**sa te lidhur me Luan Harushen deputetin dhe me mbrojtjen nga Rama...Jane shume te rrezikshem te fusin plumin pa problem nuk i ben syri terrt fare.Turp ministrit te brendshem qe dergoi policine kure ato u zhduken nga qarkullimi pastruan dhe shtepite garazhet e cdo gje dhe tani dalin si qytetare te ndershem neper Shkoder...Policia dhe kesaj here ti rruaje b***en!
PërgjigjuMe vjen keq se jeni polic roje baktish bashk me udhehqsin tuaj po.si delet shkoni dhe ju pritni se tapo ju vjen krimineli ne dor apo ne kurthe.po ju i dini te gjitha se kush asht vrases e kush shef punen e vet.po marre te ndollin gjitha kta ne nje qytet te vogel si shkodra
PërgjigjuJa maloket(komentuesi) e shqupit cfare komentesh bejn, njesoj si dyshjaB.
PërgjigjuVazhdoni silluni neper rruge, harxhoni karburant se leket popullit jane. Tallje turpshme. Turp te keni mafjoze e gjyna ataj bij nenash police.
Përgjigjushow, me dash RENEA me i kap mjafton nje aksion rrufe naten dhe i arreston pjesen me te madhe te tkerkuarve
PërgjigjuKjo asht nji show per tu tall me popullin. Pse prisni t’ju vijn aty ne rrug para jush??? Ikni arrestoni neper shpia te gjith nji per nji se i dini shum mir kush jan e ku jan . Kreheni mir zonen arrestoni te gjith e sekuestroni te gjitha makinat e blindume qe kan . Kshu po do ishte aksion po jo kshu te Bani show e te talleni se nuk ju vjen krimineli aty ne postobllok
PërgjigjuMore ju komentuesa qe thoni qe i din gjith Shkodra na i thoni ose mos ja fotni kot si Lulushi
Ahahahahah ke kishin per te vrar e vran dhe tashi vjen policia kur cdo gej ka mbaruar ahahahahaha ik o xhafe se je ber si spiker lajmesh
Përgjigju