Lajm i keq, pirja e ujit nuk
ndihmon në humbjen e peshës

Lajm i keq, pirja e ujit nuk<br />ndihmon në humbjen e peshës
BRITANI- Shumë dietologë thonë që pirja e ujit ndihmon në uljen e peshës. Por një eksperte e të i të ushqyerit tregon se pirja e ujit për dobësim është thjeshtë një mit.
 
Ekspertja e të ushqyerit, Beth Kitchin në Universitetin e Alabamës, ka deklaruar se pirja ujit nuk është çelësi magjik për humbje peshe.
 
Ajo thotë se ka “shumë pak dëshmi se uji i pijshëm ndihmon në uljen e peshës. Ky është një mit”
 
"Unë nuk them të uji i pijshëm nuk është i mirë, por një studim tregoi se njerëzit duke pirë ujë djegin disa kalori të tepërta”,- tregon ajo.  
 
Dr.Kitchin shtoi se njerëzit besojnë në një mit duke menduar se duhet të pinë 8 gota ujë në ditë.
 
“Po, njerëzit kanë nevojë për të marrë lëngje - por kjo nuk do të thotë se duhet të pinë ujë. Nuk ka prova që uji shkrin yndyrat në trup ose ju bën të ndiheni më të ngopur. Kështu që nëse nuk e pëlqeni ujin ky nuk është aspak problem”,- tregon ajo, shkruan "Daily Mail".
 
Ajo shpjegoi se uji është lëngu më i mirë për të dehidratuar trupin, por edhe çaji jeshil, kafja janë gjithashtu dehidratuese.
 
Gjithashtu, ekspertja thotë se është përhapur një besim se pirja e ujit të ftohtë ndihmon në djegien e kalorive. "Po", thotë ajo, "ajo ndihmon por nuk ka ndikim të mjaftueshëm për të ndihmuar në humbjen e peshës."
 
Lajm i keq për dietologët është se ekspertja thotë se e vetmja mënyrë për të humbur peshë është të konsumimi i sa më pak kalorive.
 
Ajo sugjeron se ushqimet që duhet t’i konsumoni më shpesh janë frutat, perimet dhe supat.
 
Ky studim kundërshton një hulumtim që sugjeronte se pirja e dy gotave të ujit para vaktit ndihmon që njerëzit të humbin në peshë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre