FRANCË - Pas ankthit dhe shqetësimeve ka edhe lajme positive që mund të kenë një ndikim të madh në gjendjen e Michael Schumacher.

Ish-piloti gjerman në fakt duket se e ka kaluar infeksionin në mushkri që e kishte goditur ditët e fundit.

Sipas asaj që bën të bitur “Bild” sëmundja nuk përbën më një rrezik dhe sipas vëzhgimeve të fundit të mjekëve Schumi e ka fituar betejën e tij kundër infeksionit në mushkri.

Schumacher ndodhet në spitalin e Grenoble që nga 29 dhjetori i kaluar dhe të enjten menaxherja Sabine Kehm ka publikuar në letër ku familja shprehej me entuziazëm për proçesin e zgjimit nga koma duke theksuar se ka besim të madh tek mjekët e spitalit francez.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)