Një tjetër fëmijë për familjen mbretërore? Zërat thonë se po! Një burim është shprehur së fundmi se Kate Middleton dhe Princi William kanë mbajtur një sekret të vogël - familja e tyre po zgjerohet... sërish.
Siç duket të dy moshatarët 33-vjeçarë nuk kanë kohë për të humbur. Pak muaj më parë sollën në jetë Princeshën Charlotte dhe tani do të bëhen prindër sërish, për të tretën herë.
Sipas Life & Style, së shpejti duka dhe dukesha do të publikojnë lajmin e gëzueshëm. "Kate është në pritje të një fëmijë tjetër,- ka thënë një burim i afërt me çiftin,- Ndodhi shumë më shpejt nga ç'pritej, ata sapo kishin filluar përpjekjet për një fëmijë të tretë. Por William dhe Kate janë kaq të emocionuar!"
"Miq të çiftit thonë se fëmija do të vijë në jetë rreth muajit qërshor. Kate është në fillimin e shtatzënisë dhe s'ka shfaqur ende shenja si barku i fryrë, apo lodhje dhe marrje mendsh, por ka patur uri të çuditshme për ushqime pikante. Gjatë shtatzënisë me George dhe Charlotte, dukesha ka patur të njëjtat nevoja ushqimore." është shprehur po i njëjti burim.
Për sa kohë nuk kemi marrë ende një konfirmim zyrtar, do jemi në pritje të një përgjigjeje konkrete, ose do ruajmë barkun e Kate, ditë pas dite...

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com