SPANJË- Ashtu si në Itali edhe në Spanjë pandemia e COVID-19 po rregjistron një numër shumë të madh të viktimave dhe masat janë tepër të ashpra. Në La Liga ka pasur raste të shumta të futbollistëve apo ekipeve të prekur nga koronavirusi dhe mbi të gjitha Valencia që bëri me dije se pas ndeshjes së Championait ndaj Atalantës 35% e gjithë skuadrës ishte prekur dhe kishte rezuluar pozitive.
Por pas disa javësh më në fund vjen edhe një lajm i mirë për Valencian. Prestigjozja Marca bën me dije se të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit që kishin rezultuar pozitiv janë shëruar. Ekipi i është nënshtruar sërish testit dhe tamponët kanë dalë negativ./ Përgatiti Andi Kapxhiu