Lajmet më të LEXUARA 2022/ Qytetarja ndjen neveri për diferencimin që i bëhet Shkëlzen Berishës: Erdhi deri tek avioni me makinë 'VIP'! Pse nuk futet në radhë si të tjerët?

Lajmet më të LEXUARA 2022/ Qytetarja ndjen neveri për diferencimin që i bëhet Shkëlzen Berishës: Erdhi deri tek avioni me makinë 'VIP'! Pse nuk futet në radhë si të tjerët?

Shkëlzen Berisha

TIRANË- Kur viti 2022 po mbyllet, Shqiptarja.com ka numëruar miliona klikime, me anë të lajmeve, videove dhe fotogalerive. Në këto ditë të fundit të 2022, kemi vendosur që të sjellim në vëmendje lajmet më të lexuara dhe në top 10 është futur edhe shkrimi i bërë, që ka të bëjmë me denoncimin e një qytetareje për diferencimin që i është bërë në Aeroport djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

Më poshtë po ju sjellim shkrimin e  datës 11 dhjetor 2022.

Një qytetare është shokuar nga djali i Sali Berishës në aeroportin e Rinasit. Ai mbërriti deri tek avioni me një makinë shërbimi VIP në vend që të futej në radhë si të gjithë të tjerët. 

Qytetarja thotë se ndjen neveri për këtë diferencim që i bëhet Shkëlzen Berishës.

“Sot fluturova për Vjenë. Me ç’status Shkëlzen Berisha, vjen deri tek avioni me një makinë me ato dyert me shinë, ku ka shënimin ‘private’. Lehin mediat në tym, dhe askush nuk reagon për këto padrejtësi, ku artistë me famë, hetues prokurorë, rrinë në rresht me të tjerët. …Ndjej neveri për këtë diferencim”, shkruan qytetarja.

Foto nga postimi në Facebook

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 28/12/2022 08:12

    O ti moj vajz që ke neveri ke plotësisht të drejt që ke neveri për hajdut kriminelin xen sy peshkaqenin. Por ti moj vajz duhet të kesh neveri për qeverin e Edi pallës se sy peshkaqeni xen shkon me lejen e çeveris aty. Pra kta fundrrina jan bashk vetëm teatër luajn e vjedhin e tallen me ktë popull të lodhur e debil.

    Përgjigju
  • vlonjati: 27/12/2022 22:21

    Nuk e kuptova me ke e kishte inatin zonja ,me Shkelzenin apo me qeverine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg