1 miliardë lekë pasuri/ Adriatik Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka depozituar një kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë. Kërkesa e Llallës vjen pas vendimit të gjykatës së Apelit për të lenë në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së tij.
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros mbi pasurinë e tij.
Ankimimi është depozituar pak ditë më parë, mëson Report Tv, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lenë në fuqi vendimin e prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e Llallës.
Gjyqtari Idriz Mulkurti ka rrëzuar kërkesën e Llallës për heqjen e sekuestros nga pasuria e tij. Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Llallës u mor më 23 korrik 2018.
Pasuria e Llallës kapte vlerën e rreth 1 miliardë lekëve dhe mes pronave të sekuestruara përfshihen toka, ara, ullishte dhe një apartament në Tiranë.
Ish-kryeprokurori akuzohet për disa vepra penale si “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Çështja kundër Llallës ka nisur nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.
Llalla iu shmang Vettingut
Ish-kryeprokurori ka lenë detyrën në 8 dhjetor 2017, pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.
Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.
Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut! Tre anëtarë dënohen me burgim të përjetshëm
21 Nëntor, 19:42
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Përfaqësuesja e SHBA-së takon kreun e Gjykatës së Lartë, i nxit të vijojnë ushtrimin e funksioneve me integritet dhe profesionalizëm
20 Nëntor, 18:22
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor, 10:11
-
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
9 Nëntor, 17:39
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, Cassano vizitë zyrtare në Tiranë
7 Nëntor, 17:21
-
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
7 Nëntor, 13:41
-
U dënua me 2 vite shërbim prove, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe kthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër
17 Tetor, 16:25
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'
15 Tetor, 14:44
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'
11 Tetor, 14:36
Ke do kesh avokat o fytyre e urryer Rovenen? Nuk mundet ajo se nuk e lejon ligji, leqe ka halket e saj e shkreta megjithe ate burre qe mbante vetem per letra. Ta kane mberthyer dosjen mire amerikanet o fshatar pa shkolle te mesme dhe me shkolle te larte. Nxirre koken e zgjebosur ku e ke futur apo ke frike nga arrestimi. Ne Rusi do perfundosh po te mbajten ata por dhe aty veshtire. 1 milion euro jane shume pak per ty por avash avash derisa te arrestohesh do ti nxjerrin te gjitha.
PërgjigjuZaganjori ka hik për LSI për vehte.
PërgjigjuKe shpresa se zagarnjorin e ke aty ai te ndihmon se e ke koleg kompromisesh
PërgjigjuE vertete bashke me zagarnjorin ka dhe politiken e gjithe ngjyrave.