3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata e Tiranës regjistron padinë e Ballës për Bashën
Gjykata Penale e Tiranës ka regjistuar padinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Seanca e parë pritet të zhvillohet në muajin tetor, ndërkohë që me dosjen është ngarkuar gjyqtari Gerd Hoxha.
Balla Basha gjatë debateve për Toyota Yaris-it në parlament
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka regjistuar padinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Padia përfundoi në Gjykatën e Tiranës pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Seanca e parë për këtë padi do të zhvillohet në mes të tetorit, bëjnë me dije burime për Report Tv. Padia e Ballës do të shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha. Hoxha është njëherazi kryetari i Unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë. Shkak për një afat kaq të gjatë kohor është bërë ngarkesa e krijuar për gjyqtarët pas pushimeve dhe dosjeve të prapambetura.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kallëzoi penalisht kreun e PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave që ky i fundit i bëri për një sasi prej 3.4 milionë eurosh, e kapur në portin e Durrësit në muajin qershor.
Balla e kallëzoi penalisht Bashën dhe dosja i kaloi Gjykatës për Krimet e Rënda. Më pas, Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, duke ia kaluar kështu Gjykatës Penale të Tiranës. Dy akuzat e Ballës për kryedemokratin janë “nxjerrje e sekretit hetimor” dhe shpifje.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit më 21 qershor 2018, tha se shumë shpejt një sasi parash e lidhur me Taulant Ballën do të kapej. Dhe më datë 24 qershor 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit gjatë një superoperacioni të policisë. Pas kapjes së parave, Basha akuzoi Ballën se ishte ai garant i dërgesës së parave të sekuestruara nga veprimtari të paligjshme në Evropë, që tentuan të hynin në vendin tonë, në dy makinat Toyota Yaris. Për dosjen e 3.4 mln eurove deri tani të arrestuar janë; Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit, kushërinjtë Vladi. Kreu i PD, Lulzim Basha, nga akuzues i Taulant Ballës për ngarkesën e 3.4 milionë eurove, është akuzuar nga kreu grupit parlamentar socialit se ka njohje me vëllanë e Alfred Vladit, njërin prej dy personave të shpallur në kërkim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22