Pas një seance e cila zgjati rreth shtatë orë dhe u shoqërua me debate dhe replika të forta mes maxhorancës dhe opozitës (Lexo këtu), shumica parlamentare ka rrëzuar me 74 vota nismën e opozitës për Vettingun në politikë. 52 vota të opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Gjatë kësaj seance protagonist u bë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi një ultimatum duke përdorur vargjet e një kënge patriotike: "Vetting në politikë ose rrëmbeni armët".
Pak ditë më parë komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita. Duke theksuar se qëllimi i propozimeve është legjitim, Venecia u shpreh se ka boshllëqe në kushtetutshmëri (Lexo këtu).
Sipas ekspertëve të Venecias, varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme edhe sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ky draft është problematik pasi mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve.
Gjatë diskutimeve kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi maxhorancën që të votonte amendamentet kushtetuese sot, ndërsa opozita do pranonte çdo propozim të shumicës për të bërë ligjin të zbatueshëm. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nisma e opozitës është absurde, pasi procesi i Vettingut bëhet përmes zgjedhjeve dhe institucioneve të drejtësë duke iu referuar ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Balla kërkoi nga opozita të japë votat për reformën zgjedhore në mënyrë që ligji elektoral të miratohet përpara festave të fundvitit, por kjo kërkesë nuk mori dakordësinë e pakicës parlamentare.
Lajmi kryesor:
PS rrëzon nismën e opozitës, Berisha ultimatum me thirrje patriotike në Kuvend: Vetting në politikë ose rrëmbeni armët!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58