Vettingu në politikë, Komisioni i Venecias miraton opinionin përfundimtar, 'rrëzon' PD dhe LSI

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar sa i takon një interpretimi që kërkoi Kuvendi i Shqipërisë nëse propozimi i opozitës për Vettingun në politikë ishte apo jo në përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me parimet kushtetuese. Sot Venecia ka konfirmuar atë që ka raportuar më herët edhe "Shqiptarja.com" se varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ky draft është problematik pasi mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve.

Duke pranuar synimin e përligjur për të larguar ata që bien ndesh me ligjin dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre që janë subjekt i saj. Nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për verifikimin dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose i pavarur. Nuk ka qartësi ligjore nëse skualifikimi duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar dhe nuk ka garanci për të siguruar se procesi mund të mos përdoret në mënyrë të njëanshme politike ose arbitrare. Projektligji nuk arrin gjithashtu të përcaktojë disa elementë kryesorë, si: çfarë nënkuptohet me kontakt me persona të caktuar; çfarë nënkuptohet me të qenurit i përfshirë në krimin e organizuar; dhe çfarë nënkuptohet me të qenurit i përfshirë në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me personat.

Komisioni i Venecias

Draft-opinioni përfundimtar i miratuar nga Komisioni i Venecias

Me këtë votim që është kryer sot në seancë plenare në Komisionin e Venecias është konfirmuar që ky draft është i papërshtatshëm dhe i kërkohet Kuvendit që të gjejë zgjidhje të tjera. Sot në Venecia kanë qenë të pranishëm katër deputetë të PS, dy të PD e LSI si dhe këshilltari ligjor i demokratëve, Gazmend Bardhi, të cilët kanë depozituar edhe disa amendamente.

Në fakt këto janë pranuar në draftin fillestar por nuk ndryshojnë thelbin. Në rekomandim Venecia ka shtuar faktin se në disa vende në varësi të kontekstit politik kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t'u zgjedhur. Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër. 

Çka do të thotë se edhe Kuvendi i Shqipërisë në varësi të situatës mund të privojë nga kandidimi njerëz të krimit apo të lidhur me krimin, që të zgjidhen si përfaqësues të popullit. Por pavarësisht kësaj, kjo nuk e ndryshon thelbin dhe pritet që seancën e ardhshme të Kuvendit, maxhoranca të rrëzojë draftin, duke i dhënë fund këtij diskutimi politik, të paktën sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Draft-opinioni është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Europës dhe theksohet pikërisht rreziku që mund të sjellin, sa i takon të drejtave të njeriut, propozimet e opozitës për Vettingun në politikë. 

 

Daft-opinioni i Komisionit të Venecias publikohet në faqen e Këshillit të Europës

Pretendimi për ndryshime kushtetuese ka rënë me këtë draft-opinion të Komisionit të Venecias. Për PS-në ky është një argument i mjaftueshëm për të rrëzuar Vettingun në politikë. Kryeministri Rama ka thënë se nuk është nevoja për ndryshime Kushtetuese përsa i takon Vettingut në politikë, pasi drejtësia e re e ka parashikuar këtë përmes dy institucioneve të reja që pritet të krijohen, SPAK dhe BKH.  

Ndërsa për opozitën mbetet një tentativë e pasukseshme por që i jep një fitore të vogël edhe atyre pasi rikthehen në parlament javën e ardhshme kur edhe draft-opinioni të prezantohet në Kuvend. Me këtë rast, PD dhe LSI do shpëtojnë edhe mandatet pasi janë në prag të djegies së tyre për shkak të mungesës në seancë prej muajit korrik. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 14/12/2018 11:36

    Mandat = Lefta hahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje