ELBASAN-Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.  Adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai është transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Njoftimi i plotë

Peqin
Informacion paraprak 
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.