Vetting për politikanët? Rama: Sa më parë, gati të diskutojmë me PD! Ka edhe një porosi për Bashën

Vetting për politikanët? Rama: Sa më parë, gati të diskutojmë me PD! Ka edhe një porosi për Bashën

Kryeministri Edi Rama

Nga Elbasani, qytet që e cilësoi kryeqytet të krimit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar nismën më të re për Veting të politikanëve. Sipas Bashës, duhet ndërmarrë sa më parë hapat për shkëputjen e politikës me bandat që sot drejtojnë qytetet. 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një statusin në Facebook Rama u shpreh se e mirpret këtë propozim dhe është i gatshëm të nis diskutimet për të nisur vertingun sa më parë. Megjithatë ai thekson se politikanët, nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë duke lënë të nënkutohet mosgjykimin asnjëherë të liderit të opozitës Basha, për aferën e ndërtimit rrugës Durrës Kukës. 

Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s'do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t'i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD

Edi Rama, Kryeministër

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar sot në Elbasan, shpalosi platformën e PD-së me 4 pika, njëra prej të cilave ishte kalimi i politikanëve në filtrin e Vettingut. Basha tha se vendi ka një nevojë urgjente për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.

Për këtë nismë, PD pritet të depozitojë në Kuvend edhe një amendament për ndryshimet Kushtetuese. Gjatë takimit të sotëm në Elbasan, Basha ka akuzuar kryebashkiakun Qazim Sejdini si të lidhur me bandat si dhe ka dhënë emra konkret të personazheve të krimit që drejtojnë këtë qytet. 

Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Elbasani nuk e meriton epitetin “kryeqytet i krimit”. Kemi një kryeministër falso të komanduar nga krimi. Kush sundon këtë vend, kur goditet policia e Shtetit, siç u godit në Elbasan. Rama ka konfirmuar marrëdhëniet e tij me krimin. Njësoj si disa orë, pas mesazheve tona nga Shkodra, aty kanë zbarkuar forcat policore dhe forcat lëvizëse operacionale. Siç e keni parë, policia është e dorëzuar para krimit. Rezultati është zero, vetëm propagandë. Kështu ishte edhe në Elbasan para një viti. Asnjë nuk është në burg, ekranet proqeveritare me tituj bombastikë “Bllokuam kaq makina…”. Por asgjë s’do të ndodhë, siç nuk ndodhi edhe në Elbasan. Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin, po terrorizon vendin. Në më pak se 24 orë, 2 të rinj, kanë humbur jetën. Në më pak se 24 orë, dy familje do ndahen nga dy fëmijë nga dy akte të rënda kriminale. Krimi po sundon Shqipërinë. Kontrollin e territorit dhe institucioneve e kanë bandat. Fatmir Xhafaj, Taulant Balla e Jurgis Çyrbja me shokë. Këtu në Elbasan është gjeneza e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Këtu është Xibraka, ku Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit është pjesë e rrjetit të trafikut. Qeverisje kriminale, nga Saimir Tahiri, tek Agron Xhafaj dhe Ard Veliu që është në krye të policisë. Edi Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar që ka marrë peng qeverisjen e vendit. Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’ju shpjeguar të gjithë shqiptarëve, sepse pa u çliruar nga krimi s’do të ketë asnjë përparim. Krimi i organizuar s’është vetëm çështje sigurie, por është edhe çështje ekonomie. 5 vite më parë, u inaguruar një vepër madhore si Tuneli i Krrabës. Nënkontraktori është Edmond Bego, në kundërshtim me ligjin ka marrë 10 milionë euro për të mosndërtuar këtë rrugë. Pra, është një hesap që rëndon në xhepin e qytetarëve të Elbasanit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

PD e LSI bojkotuan edhe seancën e dytë të parlamentit duke vijuar me turin e takimeve në qytetet problematike dhe që ditët e fundit kanë pasur rritje të ngjarjeve kriminale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Vettingu në politikë/ Pas Spahos,reagon Balla: Kryeministri më ngarkoi të komunikoj me ty, ne jemi gati

Pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për vettingun në politikë, një reagim ka ardhur edhe nga homologu i tij socialist.

Me anë të një statusi në Facebook, Balla shkruan se i ka dërguar një mesazh kolegut Spaho për konfirmimin e statusit dhe për t;i thënë që është ngarkuar me detyrë nga ana e kryeministrit që të komunikojë me të mbi nismën e Vettingut në politikë.

U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord. Madje ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vettingut të politikanëve. Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje mëshumë dukej si tekst kundër Reformës në Drejtësi, se sa për thellimin e Vettingut. Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion. 

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së

Ora 18:07
Gazment Bardhi: Rama refuzon vettingun e poltikanëve, pushteti i tij i lidhur me krimin

Pas deklaratës të Ramës, ku u shpreh se mirëpret propozimin e Bashës për fillimin e vettingut,  ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ku shkruan se Rama refuzon vettingun e politikanëve, duke e akuzuar se ka lidhur pushtetin e tij me krimin e organizuar. 

Postimi i plotë

Edi Rama refuzon vettingun e politikaneve! Kjo provon se ka lidhur pushtetin e tij me krimin e organizuar!

Si ne çdo rast ku eshte ne veshtiresi, edhe sot thirri ne ndihme drejtesine e korruptuar e te kontrolluar politikisht prej tij. “Vettingun tim, te ministrave e deputeteve te mi, do ta beje drejtesia e emeruar prej meje”- ishte pergjigjia e Edi Rames.

Per llogaridhenien - tha, flasim, por per vettingun as qe behet fjale!

Ora 16:33
Vettingu në politikë, Spaho: Refuzimi i Edi Ramës, provë se po përdoret drejtësia

Pas deklaratave të Bashës se duhet të nisë menjëherë vettingu i politikës, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama u shpreh se e mirpret këtë propozim dhe është i gatshëm të nis diskutimet për të nisur vettingun sa më parë por duke lënë të nënkuptohet mosgjykimi i liderit të opozitës Basha, për aferën e ndërtimit rrugës Durrës Kukës. 

Pas reagimit të Ramës, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Në statusin e tij, Spaho shkruan se refuzimi i Ramës është provë se kryeministri është peng i krimit. 

Refuzimi i Edi Ramës për vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit! Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët. Edi Rama e refuzon vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar.

Edmond Spaho, deputet i PD-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur