Grupi Habilaj/ Saimir Tahiri dorëzon në prokurori vendimin e mbylljes së çështjes në Itali

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka depozituar mesditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vendimin e gjykatës italiane të Catania-për mbylljen e çështjes në ngarkim të tij me akuzën e trafikut të drogës. Report Tv siguron vendimin e gjykatës italiane të Catania-s për mbylljen e çështjes.

Vendimi tregon që Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor të vitit të kaluar nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij.

Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Vendimi është marrë nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në datë 2 tetor, ndërsa çështja në ngarkim të Habiljave vijon në Catania, pasi hetimi për Tahirin ishte i veçuar.

E ndërsa në Itali, hetimet janë mbyllur, në Shqipëri vijojnë për ish-ministrin, pasi u kërkua zgjatja për herë të tretë me tre muaj. Tahiri është në hetim nga Krimet e Rënda në Shqipëri për trafik droge dhe shpërdorim detyre.

Pas daljes nga prokuroria, Tahiri ka folur për gazetarët dhe ka thënë se prova që ka dorëzuar në Prokurori është shumë e rëndësishme për procesin në ngarkim të tij.

Unë paraqita diçka që besoj se ka rëndësi deçizive për procesin. Unë do të flas për 2-3 ditë për atë që dorëzova. Dorëzova një provë deçizive për procesin. Prisni 2-3 ditë se do të dëgjoni.

Saimir Tahiri, para gazetarëve

I pyetur nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, nëse ka frikë se do të merret si i pandehur gjatë këtij procesi, ish-ministri është shprehur: Unë s’kam frikë! Tahiri është nën hetim nga prokuroria prej 1 viti, me akuzën se ka përdorur policinë e Shtetit për të ndihmuar kushërinjtë e tij, të arrestuar tashmë në Itali, të grupit të Habilajve. Mbi Tahirin rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar i distancuar nga mediat që prej dorëzimit të mandatit të deputetit në maj të këtij viti, për të qenë i gatshëm për t'u përballur me akuzat e drejtësisë për trafik droge me Habilajt. Por nga ana tjetër Tahiri nuk ka munguar në rrjetet sociale ku ka qenë mjaft aktiv duke pasqyruar kohën e lirë.


Dokumentat e Gjykatës Italiane me  vendimin e mbylljes së çështjes ndaj Saimir Tahirit

Ora 16:40/ Gazetari Artan Hoxha zbulon provën e dorëzuar nga Tahiri në Prokurori: Gjykata e Katanias e ka shpallur të pafajshëm

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka zbuluar në studion e Report Tv, se ish-ministri Saimir Tahiri ka dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, një vendim të Gjykatë së Katanias i cili e ka nxjerrë të pafajshëm.

Sipas Hoxhës, Tahiri ka qenë në një hetim të ndarë nga grupi i Habilajve, dhe procedimi ka nisur më 27 tetor të vitit 2017. Vendimi sipas Hoxhës është dhënë në ditët e para të muajit tetor të 2018.

Ora 14:55/ Provat e reja të Tahirit, Paloka akuza Ramës: Presion mbi prokurorinë, po mbyllet çështja

 Pak orë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dokumente që sipas tij janë vendimtare për çështjen në ngarkim të tij, një reagim ka ardhur nga Partia Demokratike. Është Edi Paloka, nënkryetari i PD, që akuzon kryeministrin Edi Rama, se po bën presion mbi prokurorinë dhe se po manipulohet opinioni publik për të mbyllur çështjen. Paloka ka thënë se është fakt tashmë që Tahiri ka ndihmuar Habilajt dhe është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ora 13:15/ Humor në deklaratën e Tahirit, gazetarët e pyesin si koleg: cili është vizioni i Zërit të Popullit? Ja përgjigjia e ish-ministrit

Deklarata e ish-ministrit Saimir Tahiri u shoqërua me humor dhe të qeshura mes tij dhe gazetarëve, pasi ata e pyetën Tahirin si “koleg”, lidhur me misionin e medias së rihapur prej tij, Zëri i Popullit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 30/10/2018 10:30

    Hallall Saimir, vetem koha tregon gjithcka. Ti do dalesh i pa fajshem dhe kta goret lej me gisht ne goj. Respekte gjithmon per ju

    Përgjigju
  • Ops: 29/10/2018 13:15

    Normale qe ske frike se ke ramen , xhafen qe pate frike e shkarkove bashke me gjushin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion